Afrim Karagjozi
Prof. Dr. Afrim Karagjozi, biograf, studiues dhe përkthyes. Për vite ka qenë dhe është pedagog në nivelet shkollore mesatare, universitare dhe pasuniversitare. Si intelektual, ka qenë dhe është veprimtar i zellshëm dhe disaanshëm, me kontribut spikatës ne fushën e arsimit dhe të kulturës. Pas vitit 1990 e në vazhdim, ka qenë dhe është pjesëmarrës në shumë konferenca dhe simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare, kumtues në disa prej tyre si edhe në universitetet më të njohur të Evropës. Ka pasur edhe funksione drejtuese në fushën e marrëdhënieve me jashtë dhe në diplomaci.
Si Bajronist është themelues i Shoqatës Shqiptare të Bajronit, në vitin 1991. Që atëherë është kryetar i saj dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Ndërkombëtare të Bajronit. Është organizator i shumë veprimtarive madhore me karakter atdhetar dhe kulturor. Prof.Dr. Afrim Karagjozi ia ka kushtuar gjithë jetën kulturës britanike, kryesisht asaj që lidhet me Shqipërinë dhe shqiptarët.
BIOGRAFI
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Afrim Karagjozi u lind në Gjirokastër, në 18 dhjetor 1941. Në vitin 1964 u diplomua në Universitetin e Tiranës për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe Angleze. Pas përfundimit të studimeve nisi punën si pedagog i gjuhës angleze, një profesion të cilin vazhdon ta ushtroj edhe sot. Në vitin 1969 botoi librin e tij të parë, Tekstin mësimor anglisht, klasa e tretë e mesme, dhe në vitet në vazhdim është prezantuar për lexuesin shqiptar si autor dhe përkthyes i disa veprave si biografi, studime, antologji, përmbledhje letrare. Gjithashtu një numër i madh shkrimesh, artikujsh, studimesh,essesh, parathënie etj, të botuara në shtypin shqiptar dhe të huaj, mbajnë autorësinë e tij.
Me krijimtarinë biografike, studimore dhe si përkthyes, Prof. Dr. Afrim Karagjozi është fokusuar në kulturën britanike, kryesisht të asaj që lidhet me Shqipërinë dhe shqiptarët. Në krijimtarinë e tij spikasin monografitë për Xhorxh Bajronin, Përsi Shelli, Meri Edit Durhan, Eduard Lir, William Martin Lik si dhe ka organizuar të parat konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për këto personalitete britanike, të cilët me udhëtimet e tyre në Shqipëri kanë dokumentuar një pjesë të historisë shqiptare në shekujt XIX-XX.
I konsideruar si studiuesi më i mirë i Bajronit, në vitin 1987 Afrim Karagjozi botoi monografinë Xhorxh Bajroni, ribotuar në vitin 2010, duke sjellë kësisoj një ndihmesë të çmuar.
SHOQATA SHQIPTARE E BAJRONIT (SHSHB) u krijua pas një tradite të gjatë bajronizmi, në 19 tetor 1991, me vendim të Ministrisë së Kulturës. Ajo është organizatë kulturore, e cila në vazhdimësi e ka shpallur Lord Bajronin si poet dhe si mik të madh e të vërtetë të shqiptarëve. Nderimi dhe dashuria shqiptare për Lord Bajronin filloi në 1832. Që nga ajo kohë shumë bajronistë shqiptarë, studiues dhe shkencëtarë të letrave, kanë lënë pas një thesar studimesh serioze. Si traditë, në vite, janë organizuar veprimtari të shumëllojshme në raste të ndryshme. Në prill të vitit 1994, SHSHB organizoi veprimtarinë e parë më të madhe për Bajronin në Lidhjen e Shkrimtarëve, ku ishte i pranishëm edhe shkrimtari Ismail Kadare dhe përfaqësuesi britanik Stiv Nash, i cili mbajti një fjalë përshëndetëse. Dy vite më pas, në tetor 1996, Prof.Karagjozi, organizoi udhëtimin e parë në gjurmët e Bajronit me shkrimtaren Tessa de Loo. Aktivitetet kanë qënë të vazhdueshme dhe ato kanë kulmuar me Konferencën Kombëtare për Bajronin në janar 2008, në kuadër të 220 vjetorit të lindjes së tij dhe me Simpoziumin e parë Ndërkombëtar për Bajronin në shtator të vitit 2009.
Në vitin 2000, Afrim Karagjozi fitoi titullin Profesor. Por, ai njihet si i pari pedagog Kandidat i Skencave (1991) dhe Doktor, (1993), ndër shkollat e mesme të Republikës, pedagog në shkollën “Q.Stafa”. Ai ka qënë i vetimi pedagog i shkollave të mesme që ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Ndërkombëtare, gjatë periudhës 1990-1998. Si pedagog, në vite ka qenë bashkëpunëtor/konuslent me Ministrinë e Arsimit, me Institutin e Studimeve Pedagogjike dhe me Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor. Ka marrë pjesë në hartimin e programeve të gjuhës angleze; në redaktimin dhe në reçensat e botimeve të librave shkollor për anglishten; ka marrë pjesë në konferenca dhe seminare kombëtare, ku edhe ka referuar; - ka qenë në grupet e kontrollit për gjuhën angleze në disa qytete të vendit, si edhe kryetar i komisionit të provimeve përfundimtare në shkollën e gjuhëve të huaja, Tiranë; ka organizuar shumë orë të hapura mësimore në rang qyteti dhe rajoni; ka qenë i pari pedagog që ka ngritur dhe përdorur laboratorin e parë në Republikë, për gjuhën angleze, në “Q.Stafa”; ka qenë nismëtar i disa ndryshimeve metodike për gjuhën e huaj; - ka drejtuar për shumë vite komisionin e gjuhëve të huaja në Tiranë e në rajonin tre.
Krahas aktivitetit shumëdimensional në jetën akademike dhe kulturore të vendit, Prof.dr Afrim Karagjozi ka dhënë kontributin e tij edhe në diplomacinë shqiptare si dhe në fushën e marrëdhënieve me jashtë. Në vitin 1991-1992 ka qënë Ambasador i Shqipërisë në Suedi, Finlandë, Norvegji dhe Danimarkë, në periudhën 1998-2000, Shef i Marrëdhënieve me Jashtë në Bibliotekën Kombëtare, në periudhën 2000- 2004, Kryetar i Degës së Marrëdhënieve me Jashtë në Akademinë e Shkencave. Gjatë dy dekadave të fundit, Prof.Dr Afrim Karagjozi ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, si referues dhe lektor në konferenca dhe universitete prestigjioze brenda dhe jashtë vendit.
Botimet kryesore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Monografi / Biografi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Uilliam Martin Liku – 2014
- Meri Edit Durhan – 2012
- Përsi Shelli – 1998
- Eduard Liri – 1997
- Xhorxh Bajroni – 1987 (Botimi i dytë – 2010)
Përkthime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Çarja – Suanna Moore – 2005
- Qezari dhe Kleopatra – Dramë – Xh.B.Shou– 2002
- Adhuruesi i Djallit –Dramë – Xh.B. Shou– 2002
- Ligje dhe zakone të Ballkanit – Meri E. Durham – 1991
- Epika e Kapit nit Skot – Martin Linfsei – 1989
- Plaku dhe Deti – Përshtatje me parathënie, shënime dhe fjalor 1989
Libra të tjerë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dinjiteti vetjak dhe ai kombëtar – Mendime :Esse, kumtesa, artikuj, etj – 2013
- Byron and the Balkans – (Bajroni dhe Ballkani) – Përmbledhje 2010
- Fillesat e gjuhës shqipe – Metodë për gjuhën shqipe – 2008
- Miti shqiptar për Bajronin – Studim i gjatë– 2001
- Bisedë me miqtë e mi – Shënime pedagogjike,esse, artikuj – 2000
- Shkrime në vite – esse, artikuj, thënie, shkrime – 2000
- Mënçurie e njerëzimit – Thënie anglisht-shqip – 2000
- Bajroni anglisht dhe shqip – Përzgjedhje letrare – 1997 & 2010
- British and American Poetry – Me parathënie, biografi dhe fjalor -1990
- Historia e një shkolle – Histori ( Historiku i parë i shkollës “Q.Stafa”) 1975
- Tekst mësimor anglisht, klasa e tretë, e mesme 1969