Afrim Krasniqi
Afrim Krasniqi (1971) studiues i historisë politike. Është diplomuar në fakultetin Histori – Filologji, Universiteti i Tiranës (1994). Ka kryer studimet pasuniversitare në Gjermani, ka mbrojtur titullin Master në Universitetin Evropian Viadrina, Frankfurt (Oder), Gjermani (2003) dhe ka mbrojtur titullin Doktor ne Histori e Marredhenie Nderkombetare (2012), dhe Profesor i Asociuar ne UAMD (2014). Nga viti 2017 Krasniqi është kërkues shkencor dhe prej shtatorit 2021 është drejtor i Institutit të Historisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Nga 2014 ka drejtuar Institutin e Studimeve Politike (www.isp.com.al). Prej vitesh ai është pedagog i lendëve mbi historinë e shtetit, sistemet politike, partite politike dhe sistemeve zgjedhore në Universitetin e Tiranës dhe disa universitete të tjera.
Gjatë viteve 1991-1994 dhe 2000-2002 ka ushtruar profesionin e redakorit dhe komentatorit politik në disa nga gazetat më të njohura në Shqipëri. Për një periudhë të shkurtër ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe më pas është angazhuar në politikë, duke u zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë (1996-1997). Që nga muaji tetor 2002 - 2007 ishte këshilltar politik i Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu. Ne vitet 2007-2008 ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë. Gjatë vitit 2010-2012 ishte këshilltar politik i Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Krasniqi ka kryer kurse kualifikimi ne qendren Marshall ne Gjermani dhe ne institucione te tjera nderkombetare.
Krasniqi është anëtar/këshilltar i disa bordeve, komiteteve organizatore, institucioneve,, etj, në fushën kërkimore, të shoqërisë civile dhe të historisë. Ai është autor i një numri të konsiderueshëm librash dhe studimesh, si dhe kapitujsh e artikujsh për revista e botime politike brenda e jashtë vendit.
Libra dhe studime të botuara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kriza e Ambasadave: Shqiperia 1990, Tirane 2020, ASA, 484 faqe.
- Sistemet politike në Shqipëri, 1912-2008. UFO Press, Tirane 2009, 390 faqe.
- Partitë Politike dhe Sistemet Politike, ISP, Tirane 2008, 430 faqe.
- Partitë Politikë në Shqipëri. ISP, Tiranë 2006, 386 faqe.
- Zgjedhjet në Shqipëri, 1990-2009. ISP, Tirane 2009, 320 faqe.
- Shoqëria civile në Shqipëri. Geer, Tiranë 2004, 160 faqe.
- Dekriminalizimi: Gjendja, problematika dhe pritshmëritë, KAS/ISP, 2018, 136 faqe (shqip dhe anglisht)
- Sistemet zgjedhore dhe administrimi zgjedhor në Shqipëri, KMJ, 1990-2010. Tirane 2011, 250 faqe.
- Praktika eksperimentale me "ministra teknikë" gjatë zgjedhjeve 2017, OSFA/ISP, Tiranë 2018, 87 faqe.
- Risitë dhe problematikat e përfaqësimit gjinor: zgjedhjet 2015. Botim studimor me UNW/ISP, 2017, 88 faqe (shqip dhe anglisht)
- Demokracia e brendshme në partitë politike shqiptare, Bashkëautor me A.Hackaj, FES, Tiranë 2015, 316 faqe (shqip dhe anglisht)
- (Mbi)pushteti i Partive Politikë në Shqipëri, ISP, Tirane 2008, 240 faqe.
- Rënia e demokracisë. Tiranë 1998, 314 faqe.
- Fundi i Siberisë Shqiptare. Tiranë 1999, 332 faqe.
- Etj.
Kapituj në libra studimorë:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- The presidentialisation of political parties in Albania: Parliamentary Constraints, In: Passarelli G. (eds) The Presidentialisation of Political Parties in the Western Balkans. Palgrave Macmillan, Cham, 2018.
- Die politischen parteien Albaniens und Europa. In European Integration and news , Anti-Europeanism III. Perceptions of External States on European Integration. Editors P.Moreau and B.Wassenberg. Franz Steiner Verlag, Germany 2018. Pg.131-147
- Thirty years of political campaigning in Albania. In: Eibl O., Gregor M. (eds) Thirty Years of Political Campaigning in Central and Eastern Europe. Political Campaigning and Communication. Palgrave Macmillan, Cham, pg. 179-197, 2019.
- What kind of democracy? Which kind of pluralism? Comparing president Ramiz Alia’s meetings with the intellectuals and with the student representation, In Rama, S. (Ed.). “The End of Communist Rule in Albania. Political Change and The Role of The Student Movement”, New York: Routledge, 2019.
- Parliamentary boycotts in the Western Balkans: case study, Albania, in Parliamentary Boycotts in the Western Balkans, Westminster Foundation for Democracy, London, pg. 7-29, 2019.
- Zivilgesellschaft in Albanien, in Medien und interkulturelle Kommunikation, Editor Karajoli / Spassov, SOEMZ, Sofia 2005, fq. 10-33.
- Partitë politike në Shqipëri, kapitull i veçantë në librin “Partitë Politike” të autorëve Wilhelm Hofmeister/Kartsten Grabow, KAS, fq.84-96, Tiranë 2017
- Parlamenti dhe përfaqësimi politik. Raport dhe analizë mbi Kuvendin 2017, FES dhe ISP, 2017, 72 faqe (shqip)
- Një vit i brishtë për demokracinë në Shqipëri. Analizë mbi DBP. FES dhe ISP, 2017, 110 faqe (shqip dhe anglisht)
- Organization of political parties and internal democracy of political parties in Albania, Co author/Gjoni, Institute for Political Studies/ CeMI, Montenegro, 2016, 26 pg.
- The profession of political science scholars in Albania. GRIN Verlag GmbH, Germany, 2014.
- Civil society. The most detained element of Albanian transition, GRIN Verlag, Germany, 2014.
- The fragile political dialogue: Albania’s example. In botimin “CURE”, CIXIL, no.1, Skopje (Makedonia), 2011. page 316-325 ISSN: 1857-7490.
- Reforma në drejtësi : nga vetingu tek jetësimi i institucioneve të reja : bilanci i reformës 2018-2019 : monitorim dhe problematika / drejt. Afrim Krasniqi. - Tiranë : Instituti i Studimeve Politike, 2019, ISBN 978-9928-4418-9-8.
- Parlamenti në kohën e krizës : monitorimi i Kuvendit: janar-gusht 2019 / drejtor projekti Afrim Krasniqi. - Tiranë : Instituti i Studimeve Politike, 2019
- Parlamenti dhe përfaqësimi: anketim, monitorim, problematika : shtator-dhjetor 2018 / Afrim Krasniqi. – Tiranë : Instituti i Studimeve Politike, 2019.
- Etc.