Agim Çavdarbasha
Agim Çavdarbasha (24 mars 1944 Peja - 20 tetor 1999, Prishtina), ishte skulptor shqiptar nga Kosova.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Akademinë e Arteve Aplikative e kreu në Beograd. Në vitin 1969 te profesor Vojisllav Vujisiqi. Studimet pauniversitare i kreu në Lubjanë në vitin 1971 te profesor Zdenko Kalin. Ka qenë anëtar i SHAFK që nga viti 1970. Më 1974 u zgjodh profesor i Akademisë së Arteve Figurative të Universitetit të Prishtinës (pasi kishte punuar një kohë në Shkollën e Lartë Pedagogjike) dhe themeloi degën e skulpturës, ku do të punojë deri në fund të jetës.
"Artisti, me rreth 55 vjetë të një jetë përplot rënie e ngritje, dhembje e trazime, krijoi një vepër mhanitëse dhe të rrumbullakësuar, me një pasuri dhe diversitet marramendës, gjithnjë në kërkim të përsëritshëm të zgjidhjeve të reja, motiveve dhe materialeve të ndryshme, me një mendim të qartë se do të jetë më i fuqishëm dhe më origjinal vetëm ëse ndjek dhe nuk i ndalet asaj që është në substratin e qenies së tij dhe tonën, që e kemi njohur por që do ta rinjohim me tërë bukurinë dhe thellësinë e lojës magjepsëse të dritës e hijes, të frymëmarrjes së rrumbullakësisë dhe plasticitetit, të gdhendur në gur, mermer, arrë, vidh o qershi, apo të modeluar me një prekje mjeshtërore."[2] - Eqrem Basha
Ekspozitat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekspozitat vetjake:
- 1969 - Shtëpia e Rinisë, Beograd;
- 1975 - Foajeu i Teatrit Popullor, Prishtinë;
- 1979 - Galeria e Vogël, Lubjanë;
- 1981 - Galeria e Arteve, Prishtinë.
Ekspozitat kolektive:
- 1971 - Ekspozoi me grupin e AAF në Mestna Galeria, Lubjanë;
- 1972 - Salloni i tetorit, Beograd; Bienali i Parë i Plastikës së Vogël, Murska Subotë;
- 1977 - Ekspozoi me grupin Juni, Maribor, Kranj; Trienali i V i Artit Jugosllav, Beograd .; Bienali i III i Plastikës së Vogël, Murska Subota;
- 1978 - Arti Kosovar, Paris (Francë), Keln (Gjermani); Ekspozita Skulptura Jugosllave, Hungari, Rumuni, Bullgari; Tito në veprat e artistëve Jugosllavë, Beograd; Arti Bashkëkohor Jugosllav,
Australi, Zelandë e Re;
- 1980 - Ekspozita e Ekologjisë;
- 1998 - Kafe-restorant-galeri Hani i 2 Robertëve, Prishtinë.
Shpërblimet:
- 1969 - Shpërblimi i gazetës Borba, Beograd;
- 1971 - Shpërblimi i Preshernit i Universitetit, Lubjanë;
- 1972 - Shpërblimi i SHAFK, Prishtinë;
- 1978 - Shpërblimi i dhjetorit i KSA të Kosovës, Prishtinë; Shpërblimi në Sallonin Pranveror, Prishtinë;
- 1981 - Shpërblimi i nëntorit i Qytetit të Prishtinës, Prishtinë.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Kosovo (në anglisht). Lanham, Maryland: Scarecrow Press. fq. 58–59. ISBN 9780810874831.
- ^ Mulliqi, Luan (2021). Kosova Feniks (album) (bot. 1st). Onufri. fq. 100–101. ISBN 99927-53-46-3.