Agim Aliu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

U lind më 10 qershor 1971 në fshatin Balaj, Komuna e Ferizajit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, gjimnazin në Ferizaj. Ka mbaruar studimet në Fakultetin JuridikUniversiteti i PrishtinësPrishtinë dhe vijon studimet Master në Fakultetin Juridik të Universiteti i PrishtinësPrishtinë. Po ashtu ka studiuar në Fakultetin e MjekësisëPrishtinë.

I rritur në një familje me traditë të atdhedashurisë qysh i ri ka vepruar në shërbim të çështjes kombëtare. Për shkak të aktivitetit politik-atdhetar, në vitin 1993, është keqtrajtuar nga pushtuesi serb, bashkë me motrën e tij, Sanije, e cila ka bërë dy herë burgun politik. Gjatë luftës ka qenë i rreshtuar në radhët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

  • Njëri ndër themeluesit e Degës së Partia Demokratike e KosovësFerizaj.
  • Kryetar i Degës së Rinisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj 2001-2003.
  • Anëtar i Kryesisë së PDK-së në Ferizaj që nga viti 2001.
  • Aktualisht nënkryetar i degës së PDK-së në Ferizaj
  • Anëtar i Kuvendit të Komunës në të gjitha legjislacionet e pas luftës pra prej vitit 2000-2009.
  • Në legjislacionin 2007-2009 ka qenë Kryesues i Kuvendit të Komunës së Ferizajit.
  • Në mandatin legjislativ 2009-2013 është rizgjedhur Kryesues i Kuvendit të Komunës së Ferizajit, i përkrahur nga të gjitha grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Ferizajt.

Është i martuar, baba i një fëmije.

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]