Jump to content

Agim Avdi Kelmendi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Agim Avdi Kelmendi i lindur më 26.04.1960 në Fushë-Kosovë.Shkollën fillore e kreu në vendlindje,kurse shkollën e mesme profesionale në Obiliq. Në vitin 1990 anëtarësohet në partinë Lidhja Demokratike e Kosovës,ku gjatë viteve të 90-ta zhvilloi aktivitet partiak e kombëtar .Ishte aktiv edhe në Sindikatën e Pavarur të Kosovës ,meqë ishte i punësuar në hekuradhat e Kosovës .

Agimi kontriboi në mbijetesën e arsimit shqip për shkollën fillore "Selman Riza" të Fushë-Kosovës.Për nxënës dhe arsimtarë të kësaj shkolle prej vitit 1994 e deri më 24 mars të vitit 1999 liroi 4 dhoma pa kurrfarë kompensimi financiar. Gjatë luftës ishte strehuar në qytetin e StrugësMaqedoni.Gjatë kësaj kohe i tërë inventari shkollor në shtëpinë e tij ishte djegur dhe shkatërruar.[1]

  1. ^ Shatri, B (2010). Arsimi shqip në Kosovë. Prishtinë: Libri shkollor. fq. 183. ISBN 978-9951-07-727-9.