Agim Karagjozi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Agim Karagjozi - qytetar nderi i Gjirokastrës

Agim Karagjozi (Gjirokastër, shtator 1926 - Long Island, 1 prill 2018) ka qenë veprimtar i Ballit Kombëtar në Shqipëri e mërgim dhe kryetar i Federatës Panshqiptare "Vatra".

Biografia[redakto | përpunoni burim]

Katër klasë të arsimit fillor i bëri në qytetin e lindjes, klasën e pestë në Vlorë. Në vitet 1938 – 1944 vazhdoi shkollimin në liceun e Korçës, në gjimnazin e Gjirokastrës dhe në gjimnazin e Tiranës deri në klasën e pestë.

Nga viti shkollor 1948–49 deri në qershor 1955, ndoqi studimet në kolegjin amerikan Robert College në Stamboll, Turqi, ku u diplomua në inxhinieri, dega elektrike.

Tipari më i qenësishëm i tij është lidhja e thellë shpirtërore me identitetin kombëtar shqiptar dhe vullenti për të bërë detyrën ndaj atdheut, duke marrë pjesë në çdo veprimtari në shërbim të realizimit të aspiratave të drejta të popullit shqiptar, kudo që ka qenë – në Shqipëri, Itali, Turqi, Amerkë.

Në vitet 1943-44, ishte anëtar aktiv në rininë e Ballit Kombëtar në Gjirokastër, Vlorë e Tiranë. Në verë 1944, ishte vullnetar në batalionin “Besnik Çano” që shkoi në Kosovë për të luftuar kundër forcave të Mihajloviçit në Qafë të Morinës, ku ra dëshmor i riu Hamit Troplini.

Në nëntor 1944, u largua nga Shqipëria dhe pas afër katër vitesh në kampe refugjatësh në Itali, bashkë me babanë emigruan në Turqi. Ne vitin 1956, erdhi në Amerikë ku banon adhe sot. Që nga viti 1960, është anëtar i Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe nga viti 1992-2010, kryetar i saj.[1]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ "Shqiptarët e Amerikës i dhanë lamtumirën e fundit Agim Karagjozit, gjirokastritit të Vatra-s".