Agim Metbala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Agim Metbala lindi në vitin 1953 në Rahovec. Shkollën fillore dhe atë të mesme-gjimnazin (drejtimin e përgjithshëm) i kreu në vendlindje, studioi dhe u diplomua në Fakultetin Juridik në Universitetin e Kosovës në vitin 1976. Aty i vazhdoi edhe studimet pasuniversitare. Tash është gjyqtar në Gjykatën Komunale të Rahovecit. Me shkrime ka filluar të merret qysh kur ishte nxënës i klasës së katërt të shkollës fillore. Krahas shkrimeve për fëmijë, ai shkruan edhe poezi për të rritur dhe merret edhe me enigmatikë. Për nder të 10-vjetorit të veprimit të Shoqatës, me mjete të veta dhe me punime të përzgjedhura për fëmijë, ka botuar përmbledhjen "Si duket babi im" e për nder të 20-vjetorit të veprimit të Shoqatës, përsëri me disa koautorë, ka botuar përmbledhjen me vjersha e tregime "Pranvera në shkurt". Veprat: Koautor i përmbledhjes me vjersha e tregime "Si duket babi im" Përmbledhje me rrëfenjëza për fëmijë "Deti në shtëpi" Përmbledhje me vjersha,tregime dhe drama njëaktëshe për fëmijë "Grindja e fjalëve",Përmbledhje poetike "Guximi fle",etj.