Jump to content

Agjencia Kombëtare e Diasporës

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Agjencia Kombëtare e Diasporës
Formuar më22 nëntor 2017
SeliaTirana
Ministri i Përgjithshëm
Pandeli Majko
Faqja në internetwww.akt.gov.al

Agjencia Kombëtare e Diasporës (AKD) është institucion publik, i cili është i varur nga Ministria e Shtetit për Diasporën. Misioni i Agjencisë është të zhvillojë dhe thellojë bashkëpunimin institucional me komunitetin e Diasporës përmes përmirësimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të qytetarëve shqiptarë në vendet ku ata jetojnë.

Në krye të këtij institucioni është Këshilli Drejtues, i përbërë nga 7 anëtarë, të cilët funksionojnë në mënyrë kolegjiale. Anëtarët janë përfaqësues të Ministrisë së Diasporës; Ministria e Punëve të Jashtme; Ministria e Punëve të Brendshme; Ministria e Financave dhe Ekonomisë; Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë; Ministria e Kulturës; si dhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

AKD përgatit raporte periodike për Asamblenë dhe Këshillin e Ministrave për veprimtarinë e diasporës, të cilat mund të financohen nga donacione dhe projekte të ndryshme.[1]

  1. ^ "Ligji për Agjencinë Kombëtare të Diasporës" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 gusht 2022. Marrë më 6 qershor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)