Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive
Shkurtesa | A.K.P.A. |
---|---|
Formuar më | 2019 |
Selia | Bulevardi "Bajram Curri", 1004, Tiranë, Shqipëri. |
Rajoni i shërbimit | Republika e Shqipërisë |
Gjuha zyrtare | Shqip |
Drejtor | Klevis Hysa |
Organizata amë | Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit |
Faqja në internet | www.puna.gov.al |
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) është një institucion në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. AKPA-ja është tërësia e institucioneve administrative dhe ofruese e shërbimeve të punësimit, të vetëpunësimit dhe të arsimit profesional. A.K.P.A. u krijua si rezultat i bashkimit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe Institutit të Formimit Profesional. Ajo funksionon nëpërmjet Zyrave Rajonale dhe Vendore të Punësimit, Drejtorive Rajonale të Formimit Profesional Publik si edhe Shkollave të Arsimit Profesional Publik.[1]
Misioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Misioni i AKPA-së është të sigurojë përmbushjen e të drejtës së shtetasve shqiptarë, të huaj dhe pa shtetësi të huaj, që kanë përfituar statusin e refugjatit si dhe të azilkërkuesit në territorin e Republikës së Shqipërisë, për t’u trajtuar me shërbime dhe programe publike të punësimit, të vetëpunësimit dhe të kualifikimeve profesionale, me qëllim gjetjen e një pune të përshtatshme, brenda dhe jashtë vendit, si dhe ofrimin e këtyre shërbimeve.
Fushat e Përgjegjësisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Të garantojë nivelin e cilësisë së shërbimeve të ofruara për punësimin, vetëpunësimin dhe arsimin e formimit profesional, nëpërmjet monitorimit dhe vlerësimit;
- Të organizojë punën për administrimin dhe zbatimin e programeve aktive e pasive të tregut të punës;
- Të organizojë punën për administrimin e ofruesve publikë të arsimit dhe formimit profesional (AFP), sipas legjislacionit në fuqi për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë;
- Të sigurojë se funksionet e lidhura me planifikimin, zbatimin, kontabilitetin dhe raportimin financiar për drejtoritë rajonale, zyrat vendore dhe ofruesit publikë të arsimit dhe formimit profesional, kryhen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ https://www.puna.gov.al/rrethnesh/misioniObjektivat.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh|title=
(Ndihmë!)