Kërceni tek përmbajtja

Agron Shehaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Agron Shehaj
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Titullar
Në detyrë
10 Shtator 2021
Njësia zgjedhoreQarku Tiranë
Në detyrë
9 Shtator 2017 – 20 Shtator 2019
Njësia zgjedhoreQarku Vlorë
Kryetar i Partisë Mundësia
Titullar
Në detyrë
1 Qershor 2024
Të dhëna vetjake
U lind më8 dhjetor 1977 (47 vjeç)
Vlorë, Shqipëri
Partia politikePartia Mundësia
Lidhjet e tjera
politike
Partia Demokratike (2017–2022)
I pavarur (2022–2024)
ShkollimiUniversiteti i Firences
Nënshkrimi

Agron Shehaj (lindur më 8 dhjetor 1977), është sipërmarrës dhe një nga 140 deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017. [1]. Ai eshte kryetar i Partise Mundesia.

Agron Shehaj u lind në qytetin e Vlorës. Ai emigroi drejt Italisë bashkë me familjen në vitin 1991[2]. Shkollën e mesme e kreu në Bolzano, Itali, ndërsa studimet e larta për ekonomik i përfundoi në Firenze. Ne vitin 2005 Shehaj vendos të kthehet në Shqipëri dhe që aty ai i ngjiti me shpejtësi shkallët e suksesit në fushën e biznesit të telemarketingut, duke u bërë lider në tregun ndërkombëtar. Sestante Holding është grupi i kompanive që ai drejton me aktivitet të shtrirë në Europë dhe Amerikë, duke u pozicionuar si një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në tregun shqiptar.

Instituti i Studimeve historike “Lumo Skëndo”, i themeluar nga Shehaj dhe historiani Uran Butka, është një qendër kërkimore dhe botuese e veprave të Mid’hat Frashërit. Arkiva digjitale Kujto.al është një nismë e Fondacionit për kujtimin e viktimave të komunizmit në Shqipëri. Përmes dëshmish, dokumentesh arkivore dhe intervistash, në këtë arkivë do të gjeni në mënyrë të përditësuar risi rreth fatit të viktimave, burgjeve dhe kampeve të internimit gjatë regjimit gjysmëshekullor. Në Tiranë ai është sponsor i “Spartakut”, një klub futbolli për fëmijë të cilët nuk kanë mundësi ekonomike për të paguar klasat e futbollit.

Në vitin 2017 filloi angazhimi i tij politik si kryesues i listës së Partisë Demokratike në Vlorë, duke e shtrirë kontributin e tij në komunitet në një dimension tjetër. Aktivizimi i tij politik ka spikatur kryesisht në denoncimin e tenderave korruptive, mbrojtjes së teatrit dhe përkrahje të njerëzve në nevojë.

Ai është i martuar dhe ka 3 femijë.

Referime dhe shënime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ http://gazeta-shqip.com/lajme/2017/06/27/emrat-ja-140-deputetet-e-rinj-te-parlamentit/
  2. ^ "Corriere della Sera". Corriere della Sera (në italisht). Corriere della Sera. 2017-01-18. Marrë më 2020-10-08.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)