Jump to content

Ahmet Myftar Dede

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ahmed Myftar)
Dede Ahmet Ahmataj

Dede Ahmet Ahmataj ose Ahmed Myftar Dede (Brataj, 22 shkurt 1916 - 1980) ka qenë kryegjysh botëror (Dedebaba) i bektashizmit nga viti 1948 deri më 1958. Përktheu shumë libra, të cilat qenë një ndihmesë e madhe për bektashinjtë.

Në vendlindje kreu shkollën qytetëse në vitet 1924 - 1929. Më 1937 shkon ushtar në rrethin e Dibrës dhe pasi lirohet vesh petkun e klerikut bektashiteqen e Bllacës tek baba Zeneli. Atje shërbeu deri në vitin 1939. Më pas ai shërbeu në teqetë e Elbasan, Turan të Tepelenës, Vlorë deri në vitin 1942. Nga ky vit e deri në maj të vitit 1944, me armë në dorë luftoi në radhët e ushtrisë antifashiste dhe inkuadrohet në brigadën e 18 sulmuese. Ka qënë në batalionet partizane të Martaneshit, Elbasanit dhe të Pezës. Në vitin 1943, internohet në Portoromano të Durrësit. Pas internimit kaloi në çetën partizane të Shijakut ku plagoset rëndë.

Në vitin 1945 shërben në teqenë e Kuzum Babait në Vlorë me titullin baba deri në vitin 1948. Në këtë teqe ai afroi shumë besimtarë dhe intelektual dhe dashamirës duke fituar respektin e gjithë Vlorës dhe Shqipërisë me punën e gjithanshme të tij të besimit bektashian.

Në 1 qershor të vitit 1948 emërohet në postin e lartë, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve me Seli në Tiranë. Ai punoi për bektashizmin në Shqipëri dhe marrëdhëniet me teqet në botë, pjesëmarrës në konferencat e Paqes. Zotërues i gjuhës arabe dhe turke.

Më 1958 u hoq nga posti i Kryegjyshit dhe së bashku me dervishin e tij, Reshat Baerdhin, u internua në Drizar të Mallakastrës. Aty u mbajt nëntë vjet deri më 1967.[1] Nga ai vit e deri më 1980 jetoi në Tiranë, në mënyrë ilegale punoi për bektashizmin. Jetoi me preokupacion duke predikuar urtësinë e dashurinë ndër njerëz me fjalën e urtë ndaj Zotit.

Tyrbja e Dede Ahmet Myftarit

Albapost në përkujtim të figurave të shquara kombëtare për vitin 2001, emërtoi emisionin e pullave me Dede Ahmet Myftar Ahmataj. Për kontribut të shquar në përhapjen e bektashizmit dhe ndenjave kombëtare. Këshilli bashkiak i qytetit të Vlorës i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi i Vlorës”. Nipi i tij Kujtim Ahmataj, ish sekretari i pergjithshem prane Selise se Kryegjyshates Boterore Bektashiane, boton ne 2008 librin e shumepritur "Shenjti Kembezbathur". Ne kete liber jeta dhe vepra e shenjtit vjen nepermjet rrefimeve te besimatareve te tij, atyre qe deshmuan dhe jetuan mrekulline e tij si shenjtor, si atdhetar dhe si nje nder personalitet me te fuqishme te Kryegjyshates Boterore Bektashiane. Botimi u realizua me mbështetjen buk are te Skënder Gazhelit mikut të Kryegjysh Dede Ahmetit. "Shenjti kembezbathur" ka pare disa ribotime, me kerkese te jashtezakonshme te publikut.

Prodhime te tjera perfshine filma dokumentarë fetarë artistikë dhe historikë (nga Muharrem Fejzo etj).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Qazimi, Azem (212). Procesi i asgjësimit të fesë në komunizëm. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 53. ISBN 978-9928-168-03-0.