Ahmed Zeki Jamani
Ahmed Zeki Jamani | |
---|---|
Ministër i Energjisë, Industrisë dhe Burimeve Minerale | |
Në detyrë 9 mars 1962 – 5 tetor 1986 | |
Paraprirë nga | Abdullah Tariki |
Pasuar nga | Hisham Nazer |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 30 qershor 1930 Mekë, Arabia Saudite |
Arsimimi | Universiteti i Kajros Universiteti i Nju Jorkut Shkolla Juridike e Havardit Universiteti i Ekseterit |
Ahmed Zeki Jamani (Arabisht: أحمد زكي يماني; lindi më 30 qershor 1930) është politikanë sauditë i cili ishte Ministër i Naftës dhe Burimeve Minerale dhe ministër në Organizatën e Shteteve Naftë-Eksportuese për 25 vjet.
Pasi morri diploma në institucione të ndryshme dhe një doktoraturë në Universitetin e Eksterit, Jamani u bë këshilltar i afërt në qeverinë saudite më 1958 dhe pastaj ministër i naftës më 1962.
Më 21 dhjetor 1975, Jamani dhe ministrat e tjerë të OPEC-ut u morën peng nga një terrorist i njohur Carlos Çakalli në Vjenë, Austri. Pengjet u liruan pas dy ditësh duke hipur në një aeroplan në Afrikën e Veriut, edhe pse Carlos u urdhërua nga eprorët e tij për të ekzekutuar Jamanin dhe homologun e tij iranian Jamshid Amouzegar.
Në tetor 1986, Jamani u shkarkua nga pozita së bashku me Abdulhady Hassan Taher, i cili ishte themeluesi i naftës Petromin (tani pjesë e Aramco) dhe kishte një rol të madh në historinë e naftës saudite. Arsyet për këtë përfshijnë këmbënguljen e qeverisë saudite për vendosjen e politikës së vet të naftës. Një arsye tjetër mund të ketë qenë fuqia e dy naftëmbajtësve, pasi ata ishin të dy drejtues të industrisë së naftës saudite. Në vitin 1990, Jamani themeloi Qendrën për Studime Globale të Energjisë, një grup i analizave të tregut.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ahmed Zeki Jamani është djali i Hassan Jamani, një gjyqtar i Hexhazit dhe dijetar islamik, i cili vepronte si Mufti i Madh në Indonezi dhe Malajzi.[1] Gjyshi i Jamanit ishte Mufti i Madh në Turqi.[1] Mbiemri i Jamani rrjedh nga Jemeni, vendi ku erdhën paraardhësit e tij nga babai.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gruaja e parë e Jamanit ishte irakiane.[2] Ata kishin tre fëmijë.[2] Vajza e parë e Jamanit, Mai Yamani lindi më 1956, pastaj vajza e dytë Maha lindi më 1959 dhe djali i parë Hani lindi më 1961. Mai Yamani më vonë studioi antropologjinë dhe tani është një autore. Maha morri gradë në juridik në Kembrixh dhe Hani morri gradë në administrim të biznesit. Jamani u martua me gruan e dytë Tamam el Anbar në vitin 1975, me të cilën kishte pesë fëmijë: Feisal, Sharaf, Sarah, Arua dhe Ahmed.[1] Jamani flet rrjedhshëm në arabisht, anglisht[2] dhe frëngjisht.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Kechichian, Joseph A. (9 prill 2012). "King Faisal's lieutenant on world stage". Gulf News (në anglisht). Marrë më 25 tetor 2012.
- ^ a b c "A. Zaki Yamani" (PDF). CIA. 15 maj 1974. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 nëntor 2010. Marrë më 25 tetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)