Ahmet Golemi
Ahmet Golemi (Tiranë, 5 qershor 1936 - 15 maj 2021) ka qenë boksier, gazetar, komentator dhe shkrimtar shqiptar. Pesë herë kampion i vendit dhe katër herë nënkampion, më 1979 u dënua për agjitacion propagandë, duke bërë mbi katër vite burg.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 5 qershor të vitit 1936, në Tiranë, i biri i Haxhiut dhe Esmasë. Ka qenë kampion i boksit shqiptar, shkrimtar, gazetar dhe komentator sportiv. Mban 9 tituj në karrierën e tij, pesë herë kampion i vendit dhe katër herë nënkampion. Ai e nisi boksin te Shtëpia e Pionierit, ku trajneri Ali Kastrati i veshi për herë të parë dorezat e boksit. Në vitin 1951, në Elbasan Golemi u shpall kampion kombëtar për të rinjtë.
Golemi ishte redaktor i gazetës "Sporti popullor" kur u arrestua më 14 tetor 1978 dhe u akuzua e dënua për agjitacion propagandë me 5 vite burg, prej të cilave kreu 4 vjet e 1 muaj.[2] Ndër aktet agjitative kishte qenë blerja e një torte 250 lekëshe për t'iu gëzuar një fitoreje të Muhamed Alisë.[3]
U nda nga jeta më 15 maj 2021.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ndahet nga jeta ish i dënuari politik". 55news.al. 15 maj 2021.
- ^ Loloçi, Çerçiz (15 maj 2021). "Trishtim i Kadaresë për ndarjen nga jeta të Ahmet Golemit". alb-spirit.com.
- ^ "Si u dënua me 5 vite burg Ahmet Golemi pse festoi fitoren e Muhamed Alisë". gazetamapo.al. 15 maj 2021.