Ahmet Shala (politikan)
Ahmet Shala është emëruar Ministër për Ekonomi e Financa më 9 janar 2008. Si Ministër ai është përgjegjës për buxhetin, thesarin dhe mbledhjen e të hyrave, si dhe për politikat ekonomike e fiskale në Kosovë. Ahmet Shala ka ndjekur studimet e doktoratës për ndërmarrësi dhe menaxhim të biznesit të vogël në Universitetin Vaxjo (Suedi) dhe në Universitat Autonoma de Barcelona (Spanjë). Ka marrë gradën Master në Administrimin e Biznesit (MBA) nga Universiteti i Prishtinës më 1988 dhe Bachelor (BA) në Ekonomi dhe Administrim Biznesi në Universitetin e Prishtinës më 1985. Më 1995, ka prezantuar tezën e doktoratës në Alternativat strategjike, të titulluar “Integrimi ekonomik dhe zhvillimi i territoreve shqiptare dhe integrimi i tyre në Evropë – Qasje kuantitative”, që është aprovuar nga Fakulteti i Ekonomisë së Universitetit të Prishtinës.