Ajkuna
Ajkuna (Ajka, Hajkuna, Kuna, Kune Devojka) është një nga personazhet e këngëve epike shqiptare, e shoqja e Çeto Basho Mujit.[1] Në motërzimet boshnjake të ciklit të kreshnikëve përmendet haptazi si boshnjake myslimane ose turke.[2]
Ngjarja zhvillohet kështu: Omeri, djali i Mujit rrethohet në bjeshkë e pas një lufte të rreptë vritet. Kur arrin aty Muji, beteja ka përfunduar. Nga armiqtë e vrarë kupton se i biri megjithëse ishte vetëm shtatë vjeç,kur u dhi nër veti kur u bo synet kishte luftuar si kreshnik. Këto tregohen në këngën “Vdekja e Omerit”. Vajtimin e nënës e paraprin një tablo dramatike tronditëse. Muji varros me duart e veta të birin ne Lugjet e Verdha dhe kthehet në kullë. Ajkuna merr vesh lajmin e zi. Pas këtyre shpërthen dhembja e nënës, vajtimi i saj. Në këtë vaj kemi diçka krejt të veçantë, që e bën këtë krijim poetik lirik të qëndrojë midis këngëve epike heroike të kreshnikevë. Vetë Omeri është një fëmijë i parritur, një luftëtar trim që la pas bëma kreshnikësh. Ajkuna, një nënë e dhembshur që vuan thellë vdekjen e djalit. Figurat artistike që përdoren janë të një lloji me ato të të gjithe ciklit. Këtu marrin pjesë yjet, hëna, zogjtë e bimët. Yjet ndalen të dëgjojne vajin e Ajkunës, kjo mallkon hënën pse nuk e lajmëroi më parë, ahu shtrin degën më të bukur që ajo të mbështetet dhe zogjtë e malit rreshtin këngën. Ajkuna ka në zemër lajmin e zi dhe kuja shpërthen. Në fund të vajtimit shprehja e dhëmbjes merr formë tjetër. Nëna kujton çaste nga jeta e djalit, e sa më të bukura janë ato, aq më e thellë është vuajtja në zemrën e nënës.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Karakaçi, Dea (2016). "Female Profile in the Epos of Albanians". Anglisticum Journal (IJLLIS) (në anglisht). 5 (3): 31. ISSN 1857-8179.
- ^ Vehbiu, Ardian (30 gusht 2011). "Çikat e kreshnikëve". Peizazhe të Fjalës. Marrë më 25 shkurt 2021.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)