Akademia Europaea
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Akademia Europæa është akademi shkencore joqeveritare evropiane e themeluar në vitin 1988. Anëtarë të saj janë shkencëtarë dhe profesorë të cilët kanë qëllim kolektiv ta promovojnë mësimin, arsimin dhe hulumtimin.[nevojitet citimi] Ajo e publikon European Review nëpërmjet Cambridge Journals[1].
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koncepti i një 'Akademie evropiane të shkencave' u ngrit në një takim të ministrave evropianë të shkencës të mbajtur në Paris në vitin 1985. Shoqata mbretërore nga Mbretëria e Bashkuar pastaj organizoi një takim në Londër në qershor të vitit 1986 ku morën pjesë Arnold Burgen (Mbretëria e Bashkuar), Hubert Curien (Francë), Umberto Columbo (Itali), David Magnusson (Suedi), Eugen Seibold (Gjermani) dhe Ruud van Lieshout (Holandë) – të cilët u pajtuan për nevojën e krijimit të akademisë evropiane.
Akademia Europæa u themelua si Akademi evropiane e shkencave, në mbledhjen e mbajtur në Kembrixh në shtator të vitit 1988, dhe kryetar i parë u zgjodh Arnold Burgen. Ministri francez i shkencës, Hubert Curien, i cili më vonë u zgjodh kryetari i dytë i Akademisë, e mbajti fjalimin e inaugurimit. Takimi i parë plenar u mbajt në Londër në qershor të vitit 1989, deri në të cilën kohë kishte 627 anëtarë.
Anëtarësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Anëtarësia është vetëm me ftesë, pas një procesi përzgjedhës të recenzionit.
Akademia ka mbi 2000 anëtarë, duke përfshirë mbi 40 fitues të Çmimit Nobel, nga 35 vende evropiane dhe 8 vende joevropiane. Anëtarësia përfshin ekspertë udhëheqës nga shkencat fizike dhe teknologjia, shkencat biologjike dhe mjekësore, matematika, letërsia dhe shkencat humane, shkencat sociale dhe kognitive, ekonomia dhe legjislacioni.
Seksionet akademike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas përzgjedhjes, anëtarët vendosen në seksione të ndara sipas diciplinave.
Shih poashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Këshilli evropian i shkencave të aplikuara dhe inxhinjerisë
- Hapësira hulumtuese evropiane (ERA)
- Këshilli hulumtues evropian
- Bordi këshilldhënës evropian për hulumtime
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "The European Review". Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2011. Marrë më 9 korrik 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)