Al Gore
Ky 17 prill 2009 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(17 prill 2009) |
Albert Arnold "Al" Gore, Jr ose Al Gore është nje qytetar nderi, politikan edhe shkrimtare amerikan. Al Gore është i famshem edhe per librin dokumentar "An Inconvenient Truth" qe i mundesoi marrjen e Cmimit Nobel.
Al Gore ka qene Zevendes Presidenti i 45 i Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne kohen e qeverisjes se Presidentit Bill Klinton.
24 korrik 2004
Al Gore kritikon ashpër Presidentin Bush dhe bën thirrje për një udhëheqje të re në vend
Në fjalimin që mbajti në kuvendin kombëtar të demokratëve, ish nënpresidenti Al Gore kritikoi ashpër Presidentin Bush dhe bëri thirrje për një udhëheqje të re në vend. Zoti Gore ishte midis përfaqësuesve kryesorë të Partisë Demokrate që folën në ditën e parë të kuvendit.
Zoti Gore ishte njëri nga folësit më të shumëpritur në ditën e parë të kuvendit.
Zoti Gore ka qenë gjithnjë e më i ashpër javët e fundit në kritikat kundër Presidentit Bush lidhur me politikën e tij për Irakun. Ai e shfrytëzoi fjalimin e mbrëmshëm pikërisht për të sulmuar presidentin rreth kësaj çështjeje.
"A nuk është tani mëse e qartë se mënyra se si e trajtoi politikën e luftës kjo administratë na ka futur ne në probleme tepër serioze? Pyeti Al Gore. Nuk do të ishim ne më mirë me një president i cili nuk i ka djegur urat me aleatët e tij, i cili mund të rikthejë respektin për Amerikën në botë?"
Zoti Gore tha se amerikanët duhet ta kuptojnë se ata ndodhen përballë një kërcënimi vdekjeprurës, real dhe të prekshëm të terroristëve por shtoi se vendi do të ishte më i sigurt me një president i cili ”nuk do ta ngatërronte al-Qaidën me Irakun."
Ish nënpresidenti e filloi fjalimin duke thënë se ai kishte shpresuar të fliste në këtë kuvend në cilësinë e një presidenti dhe të kërkonte emërimin e partisë së tij për rizgjedhje, duke iu referuar me këto fjalë garës së tij për Shtëpinë e Bardhë që përfundoi pa sukses në vitin 2000.
Duke folur për çështje të tjera që janë pjesë e programit të demokratëve, si ekonomia dhe mjedisi, zoti Gore tha:
"Sinqerisht i pyes ata që po na shikojnë sonte në shtëpitë e tyre dhe që para katër vjetësh mbështetën Presidentin Bush: vallë morët atë që shpresonit nga kandidati për të cilin votuat? Vallë është sot vendi ynë më i bashkuar apo më i përçarë?"
Zoti Gore ishte midis folësve kryesorë të natës së parë të kuvendit demokrat, ku e morën fjalën edhe personalitet të tjera si Presidenti Bill Clinton, gruaja e tij senatorja Hillary Clinton dhe ish presidenti Jimmy Carter.