Jump to content

Alajdin Demiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Alajdin Demiri është një politikan shqiptar nga Republika e Maqedonisë

Ai ka lindur më 19 dhjetor 1954 në Tetovë dhe është i diplomuar në Sociologji në Sarajevo. Ai ishte gazetar në redaksionin shqiptar të Radiotelevizionit Maqedon, mësues i shkollës së mesme dhe bibliotekist në Bibliotekën e Qytetit.

Në vitet 1990-1995 ka jetuar në Zvicër dhe ka studiuar frëngjisht. Në vitin 1995 kthehet në Republikën e Maqedonisë dhe bëhet anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik , por në vitin 1997 si kandidat i Partisë Demokratike të Shqiptarëve u zgjodh kryetar i Komunës së Tetovës. Në vitin 1998, së bashku me Rufi Osmanin, u dënua me dy vjet burg për vendosjen e flamurit shqiptar para bashkive të Tetovës dhe Gostivarit . Nga viti 2000 deri në vitin 2002 ka qenë ambasador në Zvicër. Më pas ai punoi në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë si drejtor i Bibliotekës Max Van der Stul deri në pensionimin e tij në 2019. [1][2].

  1. ^ Почина Алајдин Демири, поранешен градоначалник на Тетово, в. „Нова Мекодинија“, 13.04.2019
  2. ^ Почина поранешниот градоначалник и амбасадор, в. „Слободен печат“, 13.04.2019