Aleanca Kuq e Zi
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Aleanca KuqeZi (shkurt AK) është një parti politike[1][2] e cila ka si synim të mbrojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, dinjitetin njerëzor e kombëtar dhe harmoninë fetare dhe etnike. Partia vepron në të gjithë trevat shqiptare dhe në diasporën e shqiptarëve.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Synimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]AK ka si synim të mbrojë harmoninë fetare dhe etnike në Shqipëri, edhe shtetin ligjor. AK ka hapur degë në shumë qytete të Shqipërisë, në Maqedoni, Kosovë e në të gjitha trevat shqiptare, gjithashtu ajo ka degë edhe në shtete evropiane si Itali, Belgjikë, SHBA ku jetojnë, punojnë e studiojnë emigrantë shqiptarë. Ajo nisi aktivitetin e saj në Vlorë në të bëjnë pjesë shumë shoqata atdhetare.
Aleanca Kuq e Zi u krijua si bashkim i një grupimi qytetarësh, të cilët ishin lodhur dhe mërzitur me politikat denigruese dhe antikombëtare të klasës politike shqiptare, e cila nuk po përllogariste interesat kombëtare dhe ato qytetare.
Ajo i ngjau një mbirjeje dhe çeljeje të natyrshme shoqërore, në një truall ku përpjekja për ndërtimin e një shoqërie demokratike në Shqipëri, po haste në vështirësi të mëdha.
Shkaku i parë që e këputi këtë zinxhir, ishte shpërfillja e përsëritur ndaj interesit kombëtar si dhe të identitetit kombëtar. Pas një Marrëveshjeje Detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, në mjedisin shqiptar ish projektuar një “CENSUS”, i cili ndër statistikat që i kërkoheshin, çonte në një regjistrim etnik e fetar me kritere antiligjore, që do të cenonte identitetin kombëtar të shqiptarëve, duke iu hapur udha prej një Ligji të Gjendjes Civile me natyrë po aq antikombëtare.
Nuk mund të heshtej më ndaj një procesi përgjatë dy dhjetëvjeçarëve të shekullit që shkoi, ndaj emigracionit në shtetin fqinj jugor, që t’i pritej rruga kësaj kryqëzate të bashkëshoqëruar me ndërrim të emrave të shqiptarëve të emigruar, me një ofrim ekonomik fatal pensionesh në jug të vendit Aleanca etj.
Bazat dhe Prioritetet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kuq e Zi u mbështet që në fillim fuqimisht nga shoqata të ndryshme patriotike, të cilat iu bashkëngjitën asaj. Një erë kombëtare filloi të fryjë në të gjithë botën ku ka shqiptarë, të cilët e gjetën veten tek ky shqetësim që u shpërfaq, duke dhënë sinjale se nuk ishte ky i vetmi shkak që Lëvizja po merrte një përhapje dhe energji jetësore.
AK erdh’ e u formësua si një lëvizje kombëtariste e shoqërore, me një shpirt doktrine që nuk i bie më qafë asnjë shoqate, lidhjeje apo lëvizjeje tjetër, e aq më tepër, nuk u hyn në pjesë partive politike, disa prej të cilave që në ditët e para e sulmuan atë, e tipizuan dhe e përbuzën.
Në këtë periudhë të shkurtër, shtjella e energjive që u dukën, e opinioneve, argumenteve dhe dëshirave që u hodhën mbi palët e flamurit kuq e zi, nuk ishte vetëm ideali i bashkimit kombëtar, por një spektër i gjerë i zhvillimeve mbarëshqiptare demokratike të shoqërisë së sotme, në mënyrë që fryma shqiptare, energjitë talenti të priren e të vërshojnë për Shqipërinë, drejt mbrothësisë së shenjtë të idealit kombëtar. AK askurrë nuk ka artikuluar një frymë kombëtare sipërore dhe mohuese ndaj fqinjëve. AK e vlerëson këtë tranzicion të mbushur me dështime, sepse në radhë të parë ka munguar orientimi kombëtar.
Organ i saj është Gazeta Kuq e Zi.
Strukturat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aleanca KuqeZi ka si personazh kryesor e kësaj lëvizje konsiderohet Kreshnik Spahiu.
FRAK
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Anëtarët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Anëtarët e kësaj lëvizjë janë patriotë të grupmoshave të ndryshme, në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar.[3] Numri i fundit që u bë publik i anëtarëve të Aleancës KuqeZi ishte rreth 105 mijë anëtarë.
Sekretarjati i saj përbëhet nga:
- Aldo Shala (Avokat)
- Lisen Bashkurti (dipllomat, ish ambasador)
- Erion Gjergji (Biznesmen)
- Redi Ramaj (Jurist)
- Edmir Dymleku
- Arben Dervishi (Jurist)
- Lumturi Ratko ceri (Petagoge)
- Margarita Kola (Petagoge)
Aktivitetet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Aleanca Kuq e Zi, tashmë edhe zyrtarisht parti politike". Gazeta Tema. 21 mars 2012. Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2012. Marrë më 23 mars 2012.
- ^ "Aleanca Kuq e Zi nga sot parti politike, Kreshnik Spahiu në krye deri në maj". BalkanWeb.com. 21 mars 2012.[lidhje e vdekur]
- ^ Aleanca KuqeZi, "Rreth Nesh" Arkivuar 7 shkurt 2012 tek Wayback Machine - E hapur më 31 janar 2012