Jump to content

Alfred Rosenberg

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Alfred Rosenberg

Alfred Ernst Rosenberg (Tallinn, 12 janar 1893 – Nüremberg, 16 tetor 1946) ka qenë një politikan nazist dhe teoricien racor, një ndër anëtarët e parë të Partisë Naziste, ministër i territoreve të okupuara në lindje. Në procesin e Nürembergut u dënua me vdekje për krime lufte.

Rosenberg ishte me origjinë gjermane nga baltiku, ka lindur në TalinEstonisë, që atëherë ishte pjesë e Perandorisë Ruse. Studioi arkitekturën në Riga dhe makinerinë në Moskë dhe doktoratën e mori në vitin 1917 në moshën 24-vjeçare. Ndërtesat të cilat i ka projektuar ende qëndrojnë në qendër të Talinit. Gjatë Revolucionit Bolshevik të vitit 1917 mbështeti forcat kundërrevolucionare. Pas dështimit të tyre emigroi në Gjermani së bashku me Max Shojbner-Richter, më vonë kolegë partie. Shpesh ka lëvizur në qarqet e emigrantëve rusë me të cilët ka ndarë qëndrimet anti-bolshevike që lidhen me teorinë antisemite të konspiracionit hebre pas revolucionit. Rosenberg ishte një nga anëtarët e parë të Partisë së Punëtorëve të Gjermanisë; të cilës iu bashkua në janar të vitit 1919.[1]

  1. ^ Steiner, J.M. (1976). Power Politics and Social Change in National Socialist Germany: A Process of Escalation Into Mass Destruction (në anglisht). Mouton. fq. 411. ISBN 9789027976512. Marrë më 2014-10-10.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]