Ali Çetaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search


Ali Çetaku (25 janar 1933 - 22 korrik 2018, Durrës) ishte mjeshtër dhe mësues i elektronikes, i radio-elektronikes dhe fizikës, novator, krijues i Uzinës së Radio-Televizorëve, sot në pension.

Pas përfundimit të shkollës 8 e 12 vjeçare në qytetin e tij të lindjes, Aliu filloi studimet në degën e fizikës dhe elektronikës. Që shumë i ri, Aliu filloi të shprehte pasionin e interesin e tij të madh për aparatet e ndryshme elektronike e mekanike. Shumë i talentuar në këtë fushë, ai krijoi që i vogël aparatet e para. Në moshën 14 vjeç krijon dhe drejton rrethet teknike në shtëpinë e pioniereve në Durrës dhe në vitin 1948 fillon punën si elektroteknik në kantierin detar në Durrës. Në 1951 jep mësim në shkollën Kristaq Boshnjaku dhe me vone angazhohet si mësues i fizikes-elektroteknikes dhe elektronikes në shkolla te tjera 8 e 12 vjeçare te qytetit te Durrësit. Gjate shërbimit ushtarak, ai shquhet përsëri për ndihmën që jep në fushën e elektroteknikes në sektorin ushtarak.

Përveç pasionit për elektroniken dhe fiziken, Aliu luan në piano e fizarmonike, lexon tekste tekniko-shkencore në disa gjuhe te huaja dhe shkruan poezi.

Karriera profesionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1948-1951 : Elektroteknik në kantierin detar, Durrës
  • 1951-1952 : Mësues në shkollën “Kristaq Boshnjaku”, Durrës
  • 1953-1954 : Shërbimi ushtarak, elektronike ushtarake
  • 1955-1960 : Krijues e drejtues i laboratorit te reparim shërbimit te radiove, Durrës
  • 1956-1966 : Krijues i rrethit radioteknik në shkollat "16 shtatori", "Nako Spiro" dhe "Naim Frasheri"
  • 1960-1966 : Shef i seksionit tekniko shkencor dhe drejtues i sektorit te radioelektronikes në shtëpinë e

pioniereve, Durrës

  • 1966 : Themelimi i industrisë se prodhimeve elektronike shqiptare (Uzina radio televizorëve), Durrës
  • 1966-1993 : Drejtues e punonjës tekniko shkencor, URT, Durrës
  • 1959 : Projektues i radiostacionit lokal për qytetin e Durrësit
  • 1960 : (Fusha e bujqësisë) aparature për temperimin e akseve te ploreve me frekuence te larte
  • shkurt 1961 : Ndërtues e projektues i stacionit te pare eksperimental në Shqipëri te telekomandimit te objekteve në distance
  • nëntor 1962 : Projektues dhe realizues i radios se pare shqiptare “Pionier”
  • 1963 : Projektues i 25 kabineteve shkollore fizike
  • 1963 : Expozite me prodhime nga fusha e radioelektronikes te realizuara nga nxënësit, drejtuar nga Ali Cetaku, në pallatin e pioniereve, Tirane
  • tetor 1964 : Organizues e drejtues i sesionit te pare tekniko-shkencor te radioelektronikes në sistemin e arsimit 12 vjeçar
  • 1964 : Realizimi i instrumentit te pare elektro-muzikor (organo elektronike) me llamba
  • 1965 : Realizim i sistemit te mbrojtjes ushtarake me telekomandim në distance te armeve te zjarrit
  • 1967 : Përfaqësues i Ministrisë se industrisë shqiptare, te realizimeve kontraktuale për pajisje te uzinës se radiove, në Budapest, Hungari
  • 1973 : Realizimi organos elektronike me transistor
  • 1986 : (Fusha e mjekësisë) Audiometer depistues në ndihme te studimit shkencor “Lufta kundra zhurmave profesionale në prodhim“, elektroforeza etj. Një numër i madh projektesh, studimesh e realizimesh në fushën e arsimit si realizimi i pajisjeve dhe kabineteve mësimore nga cikli i ulet në Universitet. Po ashtu në fushën e muzikës prodhimi i aparaturave elektromuzikore, organo, metronom etj
  • 1964, 1967, 1984 : Ekspozita te prodhimit te aparaturave radio-elektronike te prodhuara nga Aliu, në ekspozitën qendrore shqiptare "Shqipëria sot".

Publikimi i punës dhe studimeve tekniko shkencore te tij është paraqitur në me shumë se 50 gazeta, revista e filma.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burime të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]