Jump to content

Ali Ymeri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ali Ymeri lindi në vitin 1927 në Sevaster të Vlorës. Studimet e larta i mbaroi në Moskë dhe më vonë në Tiranë në Fakultetin e Filologjisë, dega Histori-Gjeografi.

Në vitin 1966 emërohet me detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke filluar kështu karrierën e tij diplomatike. Në vitin 1969 emërohet funksionar pranë ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ankara dhe në vitin 1972 konsull i përgjithshëm në Stamboll. Këtë funksion, me ndonjë ndërprerje të shkurtër, e kreu derisa doli në pension në vitin 1985. Ali Ymeri zotëronte gjuhën moderne turke dhe ndërmjet shumë përkthimeve ka sjellë në gjuhën shqipe veprën Emret Komutanëm (“Urdhëroni komandant”), shkruar nga publicisti i njohur turk Mehmet Ali Birand. Vetëm pak kohë më parë diplomati i njohur shqiptar ndërroi jetë, duke lënë pas kujtimet e tij.[1]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Hëna e Re, janar 2007