Alija Moldagulova
Aliya Nurmuhametqyzy Moldagulova (kazakisht: Әлия Нұрмұхамедқызы Молдағұлова; 25 tetor 1925 – 14 janar 1944) ishte snajpere sovjetike. Ajo morri titullin e Hero i Bashkimit Sovjetikë pasi ajo vdiq nga plagët e marra në betejën e janarit të vitit 1944.
Jeta e hersheme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Moldagulova humbi prindërit e saj gjatë fëmijërisë dhe jetoi me xhaxhain e saj në Almaty. Në vitin 1939, ajo u zhvendos në Leningrad ku xhaxhai i saj u regjistrua në një akademi ushtarake. Në moshën 14-vjeçare, ajo u dërgua në jetimore nga e cila u evakua kur filloi lufta në vitin 1942 nëpërmjet Liqenit Ladoga. Pas diplomimit nga shkolla e mesme Vyatka ajo mori një bursë në Shkollën Rybinsk Aviatechnical më 1 tetor.[1]
Karriera ushtarake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi studioi në Shkollën Rybinsk Aviatechnical për tre muaj, ajo aplikoi një dorëheqje për tu bashkuar me Ushtrinë e Kuqw. Në maj të vitit 1943, Ajo morri pjesë në Shkollën e Trajnimit të Snajpereve ku ajo u trajnua për luftë. Në korrik të njëjtit vit, pas diplomimit dhe dhënies së betimit ushtarak, ajo u pozicionua me Brigadën e 54 së bashku me koleget e shkollës së trajnimit.
Në janar 1944, brigada e saj i bën gjermanëve një kurth në brigade hekurudhën Novosokolniki—Dno. Më vonë, ajo e kuptoi se komandantja e saj ishte humbur, dhe morri komandën. Pas marrjes së komandës së brigadës së saj, ajo i frymëzoi shokët e saj duke bërtitur "Vëllezër, ushtarë, më ndiqni!", Dhe batalioni e shtyu sulmin duke tejkaluar pozicionin Wehrmacht.
Më 14 janar 1944, gjatë një përleshje me grushta, Moldagulova u godit nga një shpërthim të minave dhe morri lëndime të lehta. Përveç lëndimeve, ajo luftoi deri sa ajo u lëndua dhe nuk mundi të luftoj më.
Pasi Moldagulova shkroi një letër motrës saj, ajo u qëllua për vdekje nga një armë zjarri.
Moldagulova u varros në Monakovo, Pskov.[2]
Moldagulova vrau 91 persona gjatë karrierës së saj.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Молдагулова Алия Нурмухамбетовна". www.warheroes.ru. Marrë më 2018-01-26.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Aliya Moldagulova". 26 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2013. Marrë më 27 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sakaida, Henry (2012-04-20). Heroines of the Soviet Union 1941–45. Bloomsbury Publishing. ISBN 9781780966922.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)