Alketa Misja
Alketa Misja është diplomuar në vitin 1995 si arkitektë urbaniste në Katedrën e Arkitekturës dhe Urbanistikës, të Fakultetit të Inxhinierisë se Ndërtimit, të Universitetit Politeknik, Tiranë. Që prej vitit 1995 ka zhvilluar lenden ne kurset universitare Ekonomi urbane, Sociologji urbane, dhe Legjislacion urban, në Fakultetin e Inxhinierisë se Ndërtimit UPT. Gjithashtu ka zhvilluar lenden në kurset Ekonomi urbane, dhe Organizim territorial, si pedagogë e jashtme, në Fakultetin e Gjeografisë dhe Fakultetin e Ekonomisë, UT. Ka përfunduar studimet pasuniversitare në programin MBA (Master in Business Administration) të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ka kryer studime pasuniversitare disamujore në Rotterdam (Holanda) dhe Oksford (Anglia). Aktualisht është duke përgatitur tezën e doktoratës në Fakultetin e Ekonomisë, UT, në lidhje me Menaxhimin e projekteve të rinovimit (rindërtimit) urban në tregun e banesave në Shqipëri.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |