Alores (Albanian Music Artist)
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Orges Qato, i cili në muzikë njihet si Alores, është një këngëtar dhe autor këngësh që e nisi karrierën muzikore në Kopenhagën gati 15 vite më parë. I rritur në Danimarkë që prej moshës 11-vjeçare, fillimet i ka pasur si futbollist i talentuar pasi ka luajtur me “Milan Junior”. Ai dhe familja e tij u vendosën në Danimarkë, pasi kishin provuar të jetonin në vende si; Greqia, Italia, Spanja, Hollanda. Në Kopehagën ndoqi studimet në shkollën e artit “HILLERØD MUSIKSKOLE”, dhe më pas ka punuar si producent për disa këngëtare me famë daneze. Si këngëtar në tregun e muzikës daneze hyri në vitin 2007. Në vitin 2012 publikoi albumin “On top”, kurse në tregun shqiptar u prezantua me këngën “Je ti”. Në periudhën 2012-2014 ka dhënë koncerte në; Malmo, Helsingor, Kopenhagen, Goteborg, Milano, Athinë, etj. Më pas bëri pauzë në muzikë për t’u rikthyer në vitin 2017 me klipet: “Nostalgji”, “Emrin tënd”, “Tregoma”, “Bonnie and Clyde”, “Pa ty je jetoj”, “Mamaye”, “Popstar”. Në Damimarkë ka bashkëpunuar me emra si “Outlandish” dhe “Nik&Jay”.