American Beauty

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

American Beauty është një dramë romantike Amerikane e vitit 1999 me regji të Sam Mendes dhe skenar të Alan Ball. Kevin Spacey luan rolin e Lester Burnham, një punonjës zyre që kalon një krizë mesjete kur bie në dashuri me shoqen e ngushtë të vajzës së tij, Angela (Mena Suvari). Annette Bening luan rolin e gruas materialiste të Lester, Carolyn, dhe Thora Birch luan rolin e vajzës së tyre të pasigurt, Jane. Wes Bentley, Chris Cooper dhe Allison Janney marrin pjesë gjithashtu në film.