Kevin Spacey

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kevin Spacey
U lind në26 korrik, 1959 (56 vjeç)
South Orange, New Jersey, Sh.B.A.
Faqja në rrjetKevinSpacey.com

Kevin Spacey, (lindur Kevin Spacey Fowler; korrik 26, 1959) është një aktor Amerikan, regjisor, skenarist, dhe producent. U rrit në Kaliforni dhe e nisi karrierën e tij si një aktor skene në vitet '80, para se të thirrej për të luajtur role dytësore në filma dhe televizion. Ai mori famë gjatë viteve '90, duke arritur kulmin me çmimin e tij të parë akademik (Academy Award) në filmin The Usual Suspects (Aktori më i Mirë në Rol Dytësor) (1995), ndjekur nga një tjetër çmim akademik si Aktori më i Mirë Protagonist në filmin American Beauty (1999). Rolet e tij të tjera përfshijnë Seven, L.A. Confidential, Pay It Forward, K-PAX, dhe Superman Returns, në një karrierë që i ka dhënë atij disa nominime për Emmy dhe Golden Globe. Tani luan rolin e Frank Underwood në serialin e Netflix, House of Cards.

Gjatë një karriere e cila i ka dhënë aktorit Spacey disa nominime për Emmy dhe Golden Globe, rolet e tij të tjera përfshijnë thrillerin psikologjik Seven (1995), filmin e errët kriminalistik L. A. Confidential (1997), dramën Pay It Forward (2000), filmin mister fantastiko-shkencor K-PAX (2001), dhe rolin e personazhit Lex Luthor në filmin me superheronj Superman Returns (2006). Ai ka qenë drejtori artistik i teatrit Old VicLondër që prej vitit 2004, dhe do heqi dorë në mes të vitit 2015. Që nga 2013-ta, Spacey ka luajtur rolin e Frank Underwood në serialin politik të Netflix House of Cards. Për rolin e Underwood, ai ka fituar një Golden Globe si Aktori më i Mirë në Seriale Dramë Televizive.


Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.