Amna Suleiman
Amna Suleiman | |
---|---|
Lindi | 1988 Damask, Siri |
Profesioni | mësuese |
Njohur për | çiklizëm |
Amna Suleiman (lindur më 1988) është një mësuese dhe mbrojtëse e Çiklizmi për gratë në në Gaza. Nga viti 2016, ajo udhëheq klubin e vetëm të çiklizmit të grave në Gaza.[1]
Suleiman lindi në Damask dhe lëvizi në Gaza në vitin 1990.[1] Nga viti 2016 ajo jeton në Kampin Jabalia, një kamp refugjatësh palestinez i vendosur 3 km në veri të Jabalia, ku ajo është një vullnetare në një jetimore lokale, jep mësime të Kuranit, dhe merret me çiklizëm me një grup të grave lokale.[1]
Roli në çiklizmin e grave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në rajonin ku Amna bën çiklizëm, Rripi i Gazës, rregullat janë që gratë mos ngasin biçikletën pas moshës së pubertetit.[2] Amna filloj çiklizmin në vitin 2015 për arsye shëndetësore dhe për ti kujtuar vetes kohët e lumtura të fëmijërisë. Shumë shpejt, ajo themeloj atë konsiderohet klubi i parë i çiklisteve të grave nën administrimin e partisë Hamas në Gaza.[1]
Pjesëmarrja e grave në sporte ka qenë e kufizuar në Rripin e Gazës që kur partia e Hamasi-it erdhi në pushtet. Sipas Ahmad Muheisin, një zyrtar në zyrën e ministrisë për rini dhe sport në Gaza, çiklizmi i grave konsiderohet si “shkelje” e vlerave të Gazas.[1] Disa kanë theksuar se ishte më e zakonshme për gatë të ngasin biçikletën në Gaza para viteve 80'.[1]
Suleiman del në mbrojtje për gratë që të vazhdojnë të ngasin biçikletën edhe pas pubertetit, dhe është cituar në gazetën New York Times duke u thënë grave të reja në Gaza që ato duhet të insistojnë që bashkëshortët e tyre të ardhshëm ti lejojnë çiklizmin si një kusht për martesën e tyre.[1] Në vitin 2016 ajo u profilizua nga BBC News si pjesë e serisë BBC 100 Women. Ajo thotë se shpreson që një ditë gratë do mund të jenë gjendje të ngasin një biçikletë pa stigmë dhe mosmiratim.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e f g AL WAHEIDI, MAJD; HADID, DIAA, red. (22 shkurt 2016). "In Gaza, Bicycles Are a Battleground for Women Who Dare to Ride" (në anglisht). New York Times. Marrë më 8 dhjetor 2016.
- ^ a b 100 Women 2016: The woman defying Gaza's biking 'ban' (në anglishte britanike), 2016-11-26, marrë më 2016-12-08