Jump to content

Ebu Xhehli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Amr ibn Hisham)

Amr ibn Hishām (Arabisht: عمرو بن هشام) i njohur si Ebu Xhehli (Arabisht: أبو جهل) lindi më 556 dhe vdiq më 624, ishte një nga politestat e Mekës dhe prijës i fisit Kurejsh. Ai ishte një nga kundërshtarët e Muhammedit. Muhammedi e quajti atë si "Faraoni i këtij ummeti", po ashtu Muhammedi ka thënë ai i cili quhet Ebu Xhehl Ebu Hakam' ka bërë gabim të madh dhe duhet të pendohet tek Allahu për këtë.

Epiteti i tij "Ebu el-Hakam" (Babai i urtësisë), pasi ai ishte një njeri me urtësi të thellë, të inteligjencës dhe të kuptuarit për të cilën pleqtë e kurejshëve besuan mendimin e tij dhe e mbështetën si anëtar elite. Edhe në moshën tridhjetë, ai morri pjesë në kuvendet të veçanta në Dār'un Nadwa.

'Amr ibn Hishami ka treguar armiqësi të pamëshirshme ndaj Muhamedit dhe i refuzoi mesazhin e tij. Prandaj Muhammedi e ka përmendur atë si Ebu Xhehl (Babai i injorancës). 'Amr ibn Hishami u quajtur edhe Ibn al-Ḥanẓalīya nga ana e nënës së tij.

Ai ishte nga Banu Makhzum i fisit së Kurejshëve dhe një nga liderët në Mekë. Babai i tij u lind dhe u rrit në një familje fisnike dhe bujare. Nëna e tij ishte Hanzaliya.

Vëllezërit e tij ishin:

  1. Hārith ibn Hishām
  2. Urwah ibn Hishām
  3. Khālid ibn Hishām
  4. Salamah ibn Hishām: Më vonë e pranon Islamin
  5. al-‘Āṣ ibn Hishām: Ai u buashku në luftën e Bedrit në vend të Ebu Lehebit, por u vra nga ‘Umar ibn al-Khaṭṭāb.

Motrat e tij ishin:

  1. Khantamah bint Hishām: U martua me al-Khaṭṭāb ibn Nufayl, e cila lindi Omer ibn Khattabin dhe Fatimah. Kjo do të thotë se Ebu Xhehli ishte daja e Omerit. Ku Omeri e pranoi Islamin, ai vendosi t'i njoftoj për besimin e tij tek armiqët e Muhammedit dhe vendi i parë që shkoi ishte tek shtëpia e Ebu Xhehlit. Omeri trokiti në derën e tij, Ebu Xhehli doli dhe përshëndeti atë, "Mirë se vini! Çfarë ju sjell këtu? "" Unë kam ardhur për të ju thënë se unë e përqafova fenë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Muhamedit, "Omeri u tha me qetësi. Ebu Xhehli e dëgjuan këtë dhe tha në neveri: "Zoti ju shkatërroft!" Dhe u përplasi derën.
  2. Umm Harmalah bint Hishām: U martua me al-‘Āṣ ibn Wā’il, e cila lindi Hishāmin.

Fëmijët e tij ishin:

  1. 'Ikrimah: Më vonë e pranon Islamin.
  2. 'Amr ibn Hishām kishte edhe një vajzë e cila më vonë e pranoi Islamin. Ku Ali Ibn Ebi Talib kërkonte të martonte me të, Muhammedi thoshte se vajza e tij dhe e Ebu Xhehlit nuk mund të qëndrojnë së bashku. (Sahih Buhariu 4:342).

Amr Ibn Hishami u plagos për vdekje në luftën e Bedrit nga Muawwaz ibn Amr dhe Muaaz ibn Amr, dhe në fund u vra nga Abdullah ibn Mesudi.