Ana Lalaj
Ana Lalaj (1952) studiuese dhe historiane nga Tirana.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ana Lalaj u lind në Tiranë. Kreu studimet e larta në degën histori-gjeografi në Universitetin e Tiranës (1975). Punoi disa vjet në arsim në rrethin e Matit. Nga viti 1979 punonjëse shkencore në Institutin e Historisë - Tiranë të ASHSH dhe drejtore e Institutit (1997 - 2005). Pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës. Ka kryer specializime në SHBA (në Kluge Center pranë Library of Congress dhe në Wilson Center for Foreign Scholars, Washington D.C.), në Universitetin Qendror Evropian (Central European University) në Budapest, në Universitetin e Oslos, etj. Ka studiuar kryesisht probleme të historisë së re të Kosovës, si dhe të historisë së Shqipërisë në Luftën e Ftohtë. Ka qenë kryeredaktore e revistës Studime historike (1998 - 2005), anëtare e Komisionit Kombëtar të UNESCOs për Shqipërinë (1999 - 2006), drejtore e Qendrës së Studimeve Shqiptare për Luftën e Ftohtë,[1] kontributore me dokumente historike e Cold War International History Project Bulletin, autore e një varg artikujsh të botuar brenda dhe jashtë Shqipërisë, tekstesh te "Historia e Popullit Shqiptar", si dhe pjesëmarrëse në një varg konferencash shkencore brenda dhe jashtë vendit etj.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lufta për çlirim kombëtar dhe vetëvendosje e popullsisë shqiptare në Jugosllavi (1941 - 1945) - Tirane, 1984
- Kosova:rruga e gjatë drejt vetëvendosjes (1948 - 1981) - Tirane, 2000
- Historia e popullit shqiptar - (bashkautore)
- E vërteta mbi Kosovën dhe Shqiptarët në Jugosllavi - Tirane, 1990 (bashkautore)
- Kosova në vështrim enciklopedik - 1999 (bashkautore)
- - Fjalori Enciklopedik Shqiptar 1,2,3, – 2008, 2008, 2009, Tirane, (bashkautore)
- Shqipëria në dokumentet austro - hungareze, korrik - gusht, 1912, Vëllimi IV - Tirane, 2012 (bashkautore)
- Dosjet e Luftës - Tirane, 2014 [2]
- Pranvera e rrejshme e 56-s - Tirane, 2016[3]
- Cold War International History Project Bulletin, Issue 16 - SHBA, 2008 (bashkautore)
- Lagarul Comunist Sub Impactul destalinizarii 1956 – Rumani, 2006 (bashkautore)
- Confronting the Yugoslav controversies: a scholars' initiative - SHBA, 2009 (bashkautore)
- Der Warschauer Pakt, (Von der Grundung bis zum Zusammenbruch 1955 bis 1991) - Gjermani, 2009 (bashkautore)
- New Sources, New Findings: The Relationship between China, the Soviet Union and Eastern Europe – RPKinës, 2015 (bashkautore)
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Fjalor enciklopedik shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, fq. 1453 - 1454. ISBN 978 99956 10 28 9
- ↑ Ana Lalaj: Dosjet e Luftës, Toena, Tiranë, 2014. ISBN 978-9928-4254-4-7 9928425442
- ↑ Ana Lalaj: Pranvera e rrejshme e 56-s, Infbotues, Tiranë, 20016. ISBN 9928-173-27-3, 9789928173270