Anastas Kullurioti
Anastas Kullurioti (greqisht: Αναστάσιος Κουλουριώτης; Kulluri, 1822 - Athinë, 1887) ka qenë një botues, publicist dhe agjitator arvanit i lëvizjes kombëtare shqiptare.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Kulluri, Salamina e sotme, pasi kaloi fëmijërinë në ishull, familja e tij u zhvendosën në Athinë. U vendosën në lagjen Plaka, që asokohej njihej si mëhalla shqiptare e qytetit. Ende i ri emigroi drejt Shteteve të Bashkuara ku bëri prokopi, por nuk dihet gjë mbi ato vite të jetës së tij.
Kur u kthye në Greqi, së bashku me Panajot Kupitorit themeluan të përjavshmen Η φωνή της Αλβανίας (I fonì tis Alvanias, shqip: Zëri i Arbërisë/Shqipërisë) që zgjati nga shtatori i 1879 deri nga mesi i 1880. Ndër synimet e veprimtarisë së tij ishte themelimi i një partie arbërore/shqiptare në parlamentin grek, çelja e shkollave të gjuhës shqipe dhe lirimi i Shqipërisë prej Perandorisë Osmane. Në fillim të viteve 1880' udhëtoi në viset e Shqipërisë së Jugut për të korrur mbështetje rreth çështjes kombëtare shqiptare, gjë që e çoi në konflikt të pashmangshëm me autoritetet osmane dhe ato greke. Ai u arrestua në Gjirokastër me kërkesë të konsullit grek dhe u ekstradua në Korfuz. E burgosën për ca kohë dhe thuhet se e helmuan më 1887.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1882 botoi në Athinë po ashtu një abetare të gjuhës shqipe me alfabet grek, titulluar λβανικόν αλφαβητάριον κατά το εν Ελλάδι ομιλούμενον αλβανικόν ιδίωμα (Alvanikon alfavetarion katá to en Elladhi omiloumenon alvanikon idhioma, shqip: Alfabetari shqip në idiomën shqipe që flitet në Greqi) si dhe përmbledhjen dygjuhëshe për fëmijë Klumësht për foshnja.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |