Jump to content

Andon Lakuriqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Andon Lakuriqi është piktor i shquar shqiptar qe i përket rrymës se impresionizmit. Lindur në qytetin e Shkodrës në vitin 1934, ai mbaroi më pas liceun artistik "Jordan Misja" në Tiranë. Në vitin 1959 niset të studiojë Artet e Bukura në Shën Petërburg. Në Rusi do të qëndronte një vit, për t’u kthyer në Tiranë ku nisi studimet në Institutin e Lartë të Arteve për Pikturë, studime që do t’i përfundonte në vitin 1965. Pas përfundimit të Institutit të Lartë të Arteve, ai punon disa vite në Tiranë si pedagog i pikturës në Liceun "Jordan Misja" më pas kthehet në Elbasan, qyteti që do të kthehej në frymëzimin e përhershëm të tij artistik, deri në fund të jetës. Andoni ka qenë një personazh i njohur në jetën artistike të vendit, duke mbajtur nga viti 1969-1980 detyrën e kryetarit të Lidhjes së Artistëve dhe Shkrimtarëve të qytetit të Elbasanit. Në vitin 1969 bashkë me Kol Xhumarin dhe Gani Bedhija, është bashkautor i librit të Abetares. Ai mban titullin "Piktor i Merituar" dhe Urdhrin "Naim Frashëri", si dhe është fitues i një sërë çmimesh kombëtare në pikturë. Ndër punët më të njohura janë "Mbas fitores" ( Punim diplome), "Fundi i fashizmit", "Ata që i kënduan luftës", "Kthim nga puna", "Vallja e shpatave", "Prova e parë", "Nusja e nënës", "Metalurgët", "Onufri", "Fitore sportive" etj. Disa nga këto vepra janë riprodhuar, filmuar dhe emëtuar në emisione numizmatike te Bankes se Shqiperise dhe emisone postare të Postës Shqiptare, dhe janë përfshirë në albume të ndryshme.Per nder te tij nje rruge ne qytetin e Elbasanit mban emrin e tij.