Andrea Venier
Appearance
Andrea Venie (rreth shek: XV) ishte pjestar i familjes fisnike veneciane Venier. Në vitin 1422 ai ishte kujdestari i kalasë së Shkodrës dhe më pas u emerua gjykatës në Antivar (sot Tivari, në Mal të Zi). Gjatë Luftës shqiptaro-venedikase (1447-1448), Venie ishte drejtues në Shqipërinë venedikase dhe luajti një rol të rëndësishem në bisedimet e paqes mes Skënderbeut dhe shtetit të Venedikut.Në vitin 1457, forcat venedikase të drejtuara nga Venie, morën kalanë e Danjës, nga Familja e Dukagjinëve. Gjatë vitit 1458, Andrea Venie së bashku me Francesco Venier dhe Malchiore Da Imola, planifikuan të përforconin Kalanë e Shkodrës.
Burimet e botuara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Robert Elsie - 2012, A Biographical Dictionary of Albanian History [1]