Anna Zak

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Anna Kuzenkov (Hebraisht: אנה קוזנקוב‎: Rusisht: Анна Кузенков; lindi më 12 mars 2001) e njohur si Anna Zak (Hebraisht: אנה זק) është këngëtare dhe modele izraelite, me 4 milionë ndjekësa në musical.ly dhe mbi 1 milionë ndjekës në Instagram, duke u bërë e famshme në rrjete sociale në Izrael dhe jashtë vendit.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anna Kuzenkov lindi në Soçi, Rusi. Familja e saj bënën aliyahIzrael kur ajo ishte 9 vjeçe së bashku me prindërit, motrat dhe gjyshërit e saj.[1] Familja e saj u vendosën në Ashdod dhe në kohë të shkurtër Zak mësoi hebraishten shumë mirë.[2][3] Prindërit e saj u ndanë, dhe babai i saj la familjen dhe u kthye në Soçi për të punuar në Olimpiadë,[4] përderisa motra e saj është ushtare në Forcat Mbrojtëse të Izraelit.[5] Zak studioi në shkollën e lartë Mekif Hey[6] dhe pas diplomimit, ajo filloi të punoj në fushën e arkeologjisë.[7]

Ajo filloi karrierën e saj më 2014 në reality show The Boys and The Girls.[8]

Në vitin 2017, ajo u bë prezantueze në shfaqjen e Musical.ly “To be a singer”.[9] Ajo gjithashtu bashkpunon në rrjetet sociale me modelen Neta Alchimister.[10][11]

Sipas Shoqatës së Internetit të Izraelit, ajo u bë personi me ndikim të madh në Instagram më 2017, përpara Bar Refaelit.[12]

Debutimi në muzikë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 23 gusht 2017, ajo bëri debutimin e saj muzikore me këngën “Money Honey”, e cila tashmë ka 3.5 milionë shikime në Youtube. Më 24 dhjetor 2017, ajo lansoi këngën e dytë “My Love”, që aktualisht ka mbi 2 milion shikime në YouTube. Më 27 mars 2018, ajo lëshoi një të ashtuquajtur "Bang Bang" që aktualisht ka mbi 2.3 milion shikime në YouTube.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Cinderella from Ashdod Arkivuar 27 korrik 2018 tek Wayback Machine Ronnie Arden Friday, 24 tetor 2014, Week in Ashdod
  2. ^ Cinderella from Ashdod Arkivuar 27 korrik 2018 tek Wayback Machine Ronnie Arden Friday, 24 tetor 2014, Week in Ashdod
  3. ^ Anna Zak, 16, from Ashdod, became a girl's industry Arkivuar 15 tetor 2017 tek Wayback Machine Updated 21:38 22/09/2017
  4. ^ Anna Zak, 16, from Ashdod, became a girl's industry Arkivuar 15 tetor 2017 tek Wayback Machine Updated 21:38 22/09/2017
  5. ^ אנה בכוח: ריאיון יוצא דופן עם אנה זק
  6. ^ 18 עד 18: "רק מעטים מחמיאים לי על האופי"
  7. ^ הסולו של אנה
  8. ^ loudly Liat Katz, Maariv, 12/03/17
  9. ^ Anna Zack will be part of Spice Girls 15/05/17, Maariv
  10. ^ Neta Alchimister and Anna Zack talk about everything Rathan Isaac, Maariv, 18/06/17
  11. ^ You can not take your eyes off the screen: Neta Alchimister in a bathing suit Maariv, 11/05/17
  12. ^ Leading index accounts for March 2017 Arkivuar 15 korrik 2018 tek Wayback Machine Shoqata e Internetit të Izraelit

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]