Annapolis
Anapolis Annapolis | |
---|---|
![]() | |
Shteti | ![]() |
Shteti federal | Maryland |
Rrethi | Anne Arundel |
Kryetari i Bashkisë | Joshua J. Cohen |
Sipërfaqja | 19.7 km2 |
Lartësia | 12 m (m.n.d.) |
Popullsia | (2010) 38.394 banorë |
Dendësia | 1.900 banorë/km2 |
Themelimi | 1649 |
Zona Kohore | UTC-5 |
Verore | UTC-4 |
Kodi Postal | 21401-21405, 21409, 21411-21412 |
Prefiksi | 410, 443 |
Koordinatat | 38° 58′ 22″ Veri 76° 30′ 4″ Perëndim |
Faqja Zyrtare www.Annapolis.gov |
Annapolis është kryeqyteti i shtetit amerikan të Merilëndit, si dhe qendra e qarkut Anne Arundel.
Qyteti shërbeu si selia e Kongresit të Konfederatës (më parë Kongresi i Dytë Kontinental) dhe kryeqytet kombëtar i përkohshëm i Shteteve të Bashkuara në 1783-1784. Në atë kohë, Gjenerali Xhorxh Uashington erdhi para trupit të mbledhur në ndërtesën e Parlamentit të Shtetit të Merilëndit dhe dha dorëheqjen si Komandant i Ushtrisë Kontinentale. Një muaj më vonë, Kongresi ratifikoi Traktatin e Parisit në 1783, duke i dhënë fund Luftës Revolucionare Amerikane, dhe njohjen e pavarësisë s Shteteve të Bashkuara nga Britania e Madhe. Ndërtesa e Parlamentit të shtetit dhe bashkisë ishte gjithashtu vendi i Konventës së Anapolisit të vitit 1786, e cila i bëri thirrje Shteteve për të dërguar delegatë në Konventën Kushtetuese për vitin e ardhshëm në Filadelfia. Mbi 220 vjet më vonë, në vitin 2007 u mbajt Konferenca e Paqes e Anapolisit. Në Anapolis ndodhet Kolegji Saint John, i themeluar 1696, si dhe Akademia Detare e Shteteve të Bashkuara, themeluar 1845.
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |