Anton Nikë Berisha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Anton Nikë Berisha (7 gusht, 1946 në katundin Dobërdol, komuna e Klinës, Kosovë). Shkollën normale e mbaroi më 1966 në Prishtinë. Më 1971 mbaroi studimet në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës për gjuhë e letërsi shqipe, ndërsa më 1976 kreu studimet e rregullta pasuniversitare pranë Fakultetit Filozofik të Universitetit të Zagrebit dhe mori titullin e magjistrit të filologjisë. Po në këtë Universitet (më 1981) mbrojti tezën e doktoratës shkencore. Gjatë vitit universitar 1978/79 realizoi një qëndrim studimor në RF të Gjermanisë (Universiteti i Göttingenit) si bursist i DAAD-së, ndërsa në vitet 1984/85 (në Universitetin e Göttingenit) dhe 1992/93 (në Universitetin e Münchenit) ishte bursist i Alexander von Humboldt Stiftung-ut. Në Institutin albanologjik të Prishtinës punoi nga viti 1973; në fillim asistent, pastaj bashkëpunëtor shkencor, bashkëpunëtor i lartë shkencor dhe këshilltar shkencor. Në vitin akademik 1992/93 (dy semestra) mbajti mësim në Seminar für Allgemeine und Indogermanische Sprach-wissenschaft - në Katedrën e albanologjisë – Universiteti i Münchenit. Nga nëntori i vitit 1993 punon në Katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqiptare - Dipartimenti i linguistikës, Fakulteti i letërsisë dhe i filozofisë i Universitetit të Kalabrisë, ku tani është profesor i letërsisë shqipe. Është anëtar i Sindikatës të pavarur të shkrimtarëve italianë. Botoi një varg veprash me studime letrare dhe monografi (për De Radën, Fishtën, Z. Skiroin, E. Koliqin, M. Camajn, M. Krasniqin, D. Vetmon, A. Shkrelin, Buzukun, Budin), romane (për të rritur e për fëmijë), vëllime me materiale të letërsisë gojore, vëllime me poezi të zgjedhura të poetëve shqiptarë, punime në revista të ndryshme në shqip dhe në gjuhë të tjera, si dhe mori pjesë në shumë tubime letrare e shkencore të karakterit kombëtar e ndërkombëtar. Nga gjermanishtja përktheu Epin e Gilgameshit, “Rilindja”, Prishtinë 1984, botimi i dytë dhe i tretë në Tiranë 1990, 2008; dhe Këngën e Nibelungëve. Këngën e parë dhe të pestë. Argeta LMG Tiranë 201; ndërsa nga italishtja poemën e Domeniko Korradinit H. Brusard Lavdërimi i kryqëzuar, Faik Konica, Prishtinë 2007. Në vitin 1985 mori Shpërblimin e dhjetorit të KSA të Kosovës për letërsi për veprën Teksti poetik; më 2004 shpërblimin “Hivzi Sulejmani” për romanin Nëna e dritës dhe shpërblimin “Asdreni” për përkthimin poetik të Epit të Gilgameshit (Korçë qershor 2009), më 2012 shpërblimin “Giorge Mangone” të Sindikatës të pavarur të shkrimtarëve italianë për Kalabrinë, më 2014 shpërblimin “Azem Shkreli” të Komunës së Pejës dhe më 2015 shpërblimin “Beqir Musliu” të komunës së Gjilanit.

Jeta profesionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anton Nikë Berisha shkoi në shkollë në Ujmir dhe Prishtinë. Ai studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe përfundoi studimet pasuniversitare në Universitetin e Zagrebit, ku edhe fitoi të doktoraturës së tij në vitin 1981. Më 1 korrik 1973 Berisha u emërua në departamentin e folklorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës, ku ka punuar për shumë vite. Në vitin 1991 ai shkoi në Itali dhe jep mësim Shqip në Universitetin e Kalabrisë që nga viti 1992.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]