Anton Zogaj
Anton Zogaj (Kthellë, 26 korrik 1908 - Durrës, 9 mars 1948) ka qenë prift shqiptar i pushkatuar nga regjimi komunist. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Kthellë, më 26 korrik 1908. Në vitin 1920 filloi shkollën në Seminarin Papnor Shqiptar dhe studimet filozofike e teologjike e kreu në Austri; u diplomua në Trening në vitin 1931. U shugurua meshtar më 26 prill 1932.
Qe sekretar i Arqipeshkvit të Durrësit. Ishte besnik dhe i zellshëm. Qe famullitar i Durrësit. U arrestua në Durrës më 18 maj 1947 dhe u pushkatua më 9 mars 1948 në Portin Romak të Durrësit.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Flocchini, Emilia. "Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)" (në italisht). Santiebeati. Marrë më 6 tetor 2017.