Jump to content

Apartamenti 2XL

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Apartamenti 2xl)


Apartamenti 2XL është një show televiziv i cili transmetohet në kanalin Vizion Plus.

Në këtë show marrin pjesë aktorët Ermal Mamaqi, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj. Ky program është i ndërtuar mbi një skenar jo të kufizuar që e bën të larmishëm dhe lehtësisht të ndryshueshëm për të futur sa më shumë elementë humori. Çdo episod do të ketë një kohëzgjatje rreth 90 minuta(1 orë e gjysmë), dhe asnjë nga episodet nuk ka lidhje me njëri-tjetrin. Vetëm subjekti kryesorë nga ku frymëzohen ngjarjet mbetët e pandryshuar (Njëri nga autorët shkon të banojë në shtëpinë e tjetrit, dhe nga ky moment të dy janë të detyruar të ndajnë apartamentin së bashku). Zbërthimi i subjektit në episode të veçanta i besohet çdo herë një moderatori që ka për detyrë të udhëzojë veprimet e aktorëve në skenë. Ai është i ulur diku në mes të publikut, i ndalohet vetëm të shpjegojë për protagonistët në fillim të episodit, ndërkohë që lejohet për të komunikuar më pas me ta ekskluzivisht përmes kufjeve, duke i furnizuar më sugjerime të çuditshme dhe fantastike të cilat protagonistët i ndjekin në mënyrë absolute. I ftuari që është surprizë në pjesën më të madhe të episodeve merr pjesë një tjetër personazh i famshëm, i ashtuquajturi personazhi surprizë, që padijeninë e kastës së aktorëve shfaqet papritur në skenë e bashkëbisedon më aktorët e tjerë. Mes tyre mund të këtë sportistë, humoristë, showgirl e shumë të tjerë. Sukses i garantuar i përcjellë përmes humorit e batutës, brenda një formati unik e të pa provuar më parë në një media televizive. Është një program inovativ, unik në llojin e vet, që do të prezantohet nga Vizion Plus për herë të parë për publikun shqiptar. Një format televiziv ku aktorët nuk kanë skriptë apo një skenar të parashkruar, e vetmja gjë që ata njohin mirë është pikënisja e historisë, dhe gjithçka që vjen më pas është improvizimi nga ana e tyre. Gjithë spektakli i humorit është i përqendruar në një sallë teatri, e përshtatur dhe arreduar në një sallon shtëpie. Në skenë janë dy aktorë kryesor të cilët janë të pandryshueshëm, një aktor tjetër që hyn herë pas here dhe një moderator që qëndron jashtë skenës. Për çdo ngjarje aktorët janë të pajisur me kufje në të cilat u thuhen gjithë sugjerimet nga moderatori dhe nga të ftuarit e tjerë VIP. Aktorët gjithashtu nuk dinë asgjë lidhur me sugjerimet që jepen për kolegun/kolegen e vet. Publikut në sallë sugjerimet iu shfaqen në një ekran të madh ndërkohë që për teleshikuesit ato do të shfaqen me titra. Në shumë episode parashikohet edhe pjesëmarrja e një të ftuari suprizë, që hynë papritur në skenë dhe që bashkëvepron me autorët (i udhëhequr edhe ai nga zëri i suflerit përmes kufjeve).