Arat Çerkeze
Appearance
Tokë e punueshme në të djathtë të djathtë të rrugës së vjetër nga Gjilani për në fshatin Cernicë, në hapsirë mes fshatrave Livoç i Epërmm. Emri i këtij toponimi rrjedh, ngase në afërsi të kësaj hapësire ishin të vendosura disa familje çerkeze, të ardhura nga Abhazia, më 1864, të cilat janë shpërngulur nga ai vend, pas Luftërave Ballkanike. Ky toponim, tani pjesë e urbanizuar e qytetit, aty ku ndodhet Shkolla Fillore, deri para një kohe njihej si, Arat Çerkeze. Sipas disa të dhënave memoriale, ara çerkeze kishte edhe në drejtim të fshatit Shillovë skaj rrugës Gjilan-Bujanoc.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)