Arbër Ademi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arbër Ademi është një politikan nga Maqedonia e Veriut me origjinë shqiptare .

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arber Ademi ka lindur më 25.09.1985 në Kumanovë . Në vitin 2004 kreu shkollën e mesme “Goce Dellçev” në Kumanovë. Në periudhën 2004-2008 ka studiuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës . Në vitin 2010 ka kryer masterin në të njëjtin universitet dhe në vitin 2015 ka mbrojtur doktoraturën me temën “Zgjidhja e mosmarrëveshjeve tregtare para arbitrazhit ndërkombëtar tregtar” në Universitetin e Tiranës .

Në periudhën 2009-2012 ka qenë asistent i jashtëzakonshëm në Fakultetin për Administrim Biznesi në Universitetin e Tetovës. Në atë kohë ai ishte edhe zëvendësdekan për çështje akademike në të njëjtin universitet. Prej vitit 2010 është konsulent i Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale. Nga viti 2016 është zëvendëskryeministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për çështje evropiane. Mbeti në këtë post deri në vitin 2017. Nga 4 qershor 2018. është Ministër i Shkencës dhe Arsimit i Republikës së Maqedonisë.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]