Shko te përmbajtja

Arben Dedja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Arben Dedja në Festivalin Congiunzioni, Mestre 2017

Arben Dedja (Tiranë, 15 janar 1964) është poet, përkthyes, shkrimtar, kërkues shkencor, pedagog.

Jeton me familjen në Padovë (Itali). Bir dhe nip mjeku [1], diplomohet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës më 1988. Në periudhën 1988-91 punon si mjek i përgjithshëm në Maqellarë (Dibër). Kthehet në Spitalin Universitar të Tiranës, ku përfundon specializimin si Kirurg i Përgjithshëm në vitin 1994. Në periudhën 1995-99 është urolog pranë Klinikës së Urologjisë të Spitalit Universitar të Tiranës. Në vitin 1999 emigron në Padovë me një bursë studimi të Universitetit të Padovës. Qysh atëhere është marrë vazhdimisht me kërkime shkencore në departamente dhe institute të ndryshme të këtij universiteti. Interesat e tij profesionale janë: mikrokirurgjia [2], kirurgjia eksperimentale, transplantet [3], përdorimi i qelizave staminale, etj [4]. Në vitin 2012 mbrojti pranë Departamentit të Pediatrisë të Universitetit të Padovës doktoraturën me një tezë eksperimentale në neonatologji: Administration of L-citrulline in an animal model of perinatal lung damage.

Aktualisht është kërkues shkencor në Departamentin e Shkencave Kardio-Torako-Vaskulare dhe të Shëndetit Publik të Universitetit të Padovës. Prej vitit 2011, përveç nënshtetësisë shqiptare mban edhe atë italiane. Nga adoleshenca vazhdimisht ka shkruar dhe përkthyer.

  • Tregimtari i Madh, Tiranë, Pika pa Sipërfaqe, 2023 ISBN 978-9928-373-17-5
  • Biblioteka futuriste, Tiranë, Pika pa Sipërfaqe, 2022 ISBN 978-9928-373-03-8
  • Trattato di medicina in 19 racconti e 1/2, Torino, Whitefly Press - Vague Edizioni, 2020 ISBN 978-88-98487-09-7
  • Kulla e mishit, Tiranë, Pika pa Sipërfaqe, 2016 ISBN 978-9928-185-27-3
  • Histori (e)skatologjike, Tiranë, Pika pa Sipërfaqe, 2014 ISBN 978-9928-185-01-3
  • Amputazioni prolungate, Nardò, Besa Editrice, 2014 (përkthyer në italisht nga autori) ISBN 978-88-497-0933-9
  • Amputime të zgjatura, Tiranë, Ombra GVG, 2011 ISBN 978-99956-38097-9

Çmime dhe nderime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 2022, Çmimi “At Gjergj Fishta” 2022 për poezinë, nga Bashkia Lezhë, për vëllimin The Italian Job, Lezhë (Shqipëri)
  • 2014, Autori i Vitit, nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë [5], për vëllimin Kulla e mishit, Panairi i 17^ i Librit, Tiranë (Shqipëri)
  • 2004, Premio Internazionale di Poesia e Traduzione, nga "Fondazione Carisap", për poezitë e Attilio Bertolucci-t, Ascoli-Piceno (Itali)
  1. Il Mattino di Padova
  2. www.fasebj.org
  3. onlinelibrary.wiley.com
  4. tandfonline.com
  5. Top Channel