Arben Meksi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search


Arben Meksi (1954) ka lindur në Vlorë. Është diplomuar në vitin 1977 për Arkitekturë në Universitetin e Tiranës. Ka punuar si arkitekt në zyrën e Urbanistikës dhe Projektimit në Vlorë, si edhe në -ish Ndërmarrjen e Ndërtimit, si inxhinier zbatimi. Është autori i shumë studimeve urbanistike dhe projekteve të rëndësishme në qytetin e Vlorës. Ka qenë pedagog për 10 vjet në Universitetin e Tiranës, dega e Arkitekturës. Aktualisht është përgjegjës i departamentit të Arkitekturës në Universitetin “Pavarësia” në Vlorë. Punon në profesion të lirë si arkitekt, në projektim dhe zbatim në qytetin e Vlorës. Meksi ka fituar çmim special "Nastradin Hoxha" (2012) në konkursin botëror të karikaturës, që u mbajt në Stamboll. Ai konkurroi mes 2476 karikaturistëve nga 69 vende të botës. Meksi e ka filluar veprimtarinë e tij në revistën "Hosteni" dhe që nga ajo kohë e deri më sot, numëron rreth 2000 karikatura të botuara në shtypin shqiptar.