Arben Ristani
Arben Ristani | |
|---|---|
| Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
| Në detyrë 2013–Vazhdon | |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 29 mars 1969 Tiranë |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Partia politike | PD |
| Fëmijët | 2 |
| Punësimi | jurist, politikan |
Arben Ristani është jurist dhe politikan shqiptar, deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë[1][2] dhe Sekretar i Përgjithshëm i saj[3].
Ristani është diplomuar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Juridik në vitin 1991. Ka punuar për disa vite si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, si avokat, në Ministrinë e Drejtësisë, si këshilltar juridik i Presidentit të Republikës etj. Në vitet 2006 – 2008 ka qenë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe më pas në vitin 2009 është emëruar si kryetar i këtij komisioni, vend të cilin e ka mbajtur deri në vitin 2012.
Në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, Arben Ristani u zgjodh deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe më 30 nëntor 2014 ai u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.
Ristani zotëron gjuhët anglisht dhe frëngjisht.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2013-2017
Lista e deputetëve të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "KQZ Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2013" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 korrik 2017. Marrë më 20 korrik 2015.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Kuvendi i Shqipërisë - Jetëshkrimet e deputetëve
- ↑ Partia Demokratike - Kryesia