Ardi Stefa
Ardi Stefa | |
Emri | Ardi |
Mbiemri | Stefa |
Kombësia | gazetar, shqiptare |
Shtetësia | shqiptare |
Profesioni | shkrimtar, gazetar |
Ardi Stefa është gazetar e shkrimtar shqiptar. Njëri nga udhëheqësit e Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990 dhe të Grevës së Urisë të shkurtit të vitit 1991. I dekoruar me "Medaljen e Trimërisë" për aktivitetin e tij në lëvizjen për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri. Themeloi dhe drejtoi shoqatën kulturore "Miqtë e Lasgush Poradecit" nga viti 1990- 1992. Themeloi dhe drejtoi gazetën Brezi 22, si edhe grupimin po me të njëjtin emër "Brezi 22". Në vitin 1996 konfliktohet hapur me ish presidentin Berisha. Largohet në Greqi në mars 1997. Në Greqi punon si kryeredaktor i të përjavshmes në gjuhën shqipe Tribuna. Ka punuar më parë në Gazetën e Athinës, si edhe në organe të ndryshme të shtypit shqiptar. Ka botuar librat "Rekuiem për një ëndërr" si edhe "Refleksionet e heshtjes". Po ashtu romanin "Qyteti në jug" dhe librin "Piedestale pa heronj, ose me heronj të rremë". Ka bashkëpunuar me media të ndryshme vizive e të shkruara në Shqipëri e Greqi. Konsiderohet si njëra prej penave të mprehta të publicistikës shqiptare. Ka krijuar portalin elektronik ProjectSyndicate/OpenDemokracy (seksioni shqip). Në vitin 2013 rikthehet në Shqipëri për të punuar si pedagog i letërsisë së krahasuar. I martuar me një fëmijë.