Ardian Kyçyku
Ardian Kyçyku (pseudonime letrare: Ardian-Christian Kyçyku ose Ardian-Christian Kuciuk; Pogradec, 23 gusht 1969) është një shkrimtar, dramaturg, skenarist, eseist, botues e përkthyes. Ka shkruar më shumë se 55 libra në shqip e rumanisht. Librat e tij janë përkthyer në hungarisht, gjermanisht, spanjisht, anglisht, frëngjisht, italisht, serbisht, greqisht etj.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Pogradec më 23 gusht 1969 dhe i biri i akademikut, historianit, gjeologut, poetit dhe përkthyesit Kopi Kyçyku. Ndoqi studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës, në fakultetin e Histori-Filologjisë, dega gjuhë-letërsi. Që prej vitit 1998, bëhet doktor i shkencave filologjike dhe doktorant në teologji në Universitetin e Bukureshtit. Ardiani është anëtar i Bashkimit të Shkrimtarëve të Rumanisë, i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, i Akademisë Evropiane të Arteve.
Në vitet 2008-2020 ka qenë dekan dhe rektor në Bukuresht. Bashkëthemelues dhe bashkëdrejtues i revistës evropiane "Haemus" që botohet në Bukuresht qysh në vitin 1998; fitues i Çmimit Kombëtar të Letërsisë Penda e Argjendtë për vëllimin me tregime "Perla", dhe i disa çmimesh letrare në Rumani, Qytetar Nderi i Pogradecit, 2014; Akademia Kult - Çmimi "Libri artistik i vitit / Shkrimtari i vitit", Tiranë, 2015; Çmimi II "Katarina Josip" për Dramë Origjinale Shqipe, Prishtinë, 2016; Çmimi i Madh i Festivali Ndërkombëtar të Filmit Très Court, Cluj-Napoca, 2017; Çmimi i Akademisë Kult "Libri Artistik / Shkrimtari i Vitit", Tiranë, 2018, Titulli "Ambasador i Kombit", Tiranë, mars 2019.
Letërsia artistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai ka shkruar shumë vepra letrare në gjuhën shqipe:
- Në perandorinë e gurit, Tiranë, roman, 1993
- Mortët, roman, Prishtinë, 1997, Tiranë 2020
- Nata pas vitit zero, prozë, Prishtinë, 1998
- Përkthimi, ose Jeta e një robi që nuk betohej se shihte, roman, Bukuresht, 1999
- Muza e Lojës, trilogji, Bukuresht, 1999
- Lumenjtë e Saharasë, roman, Tiranë 1999, Bukuresht 2010, Prishtinë 2017
- Oreksi për bukën e qiellit, roman, Tiranë, 1999
- Diva ose Ngrënësi i Luleve, prozë, Elbasan, 2000
- Engjëjt e tepërt, roman, Prishtinë 2002, Bukuresht 2010
- Kristali dhe hienat, roman, Prishtinë 2002, Bukuresht 2011
- Sy, roman, Bukuresht 2004, Prishtinë 2006, Tiranë 2007
- Home, roman, Bukuresht, 2007, Prishtinë 2014
- Si u pushtua Çmendustani, prozë, Prishtinë 2004
- Në vend të Përjetësisë, teatër, Prishtinë 2007
- Puthmë skelet – roman me fëmini, Bukuresht 2007
- zv.Libri, teatër, Bukuresht 2008
- Ati, rrëfim, 2009
- Shkëlqesi, ose pesë pamje nga pasqyra, teatër, Prishtinë 2009 4Gjaku asnjanës - jetë suflerësh, teatër, Bukuresht 2009
- Një botë më tutje, teatër, Bukuresht 2012
- Perla - prozë e zgjedhur I, Pogradec 2012
- Tregime të padukshme, prozë, Prishtinë, Bukuresht 2013
- Ki$land – roman me fëmini, Tiranë 2014
- Si - teatër, Bukuresht 2016, Prishtinë 2018
- Incógnito [Copëza nga jeta e rojeve dhe anasjelltas], Tiranë 2016
- Trialog [Ese ndërdisiplinore mbi lidhjet e letërsisë me mërgimin dhe me gjuhët që ajo zgjedh për të ruajtur Kujtesën dhe Metaforën], Bukuresht 2016 - work in progress
- Ati, roman, Botimet Poeteka, Tiranë 2017
- Pragu ose Vdekja shkruan me dy duar, shkujtime, Bukuresht 2019
- Homo ex machina (I. Pantomima, ose Të fshehta nga jeta e prijësve, II. Pakica - ngjarje me 15 pamje dhe me disa lloje perdesh, III. Një si piano) 2019
- Anonima ose Tirana në hijen e një kalimtari - rrëfilm, 2020
- Kri-ji-me fëminie, 2021
Në gjuhën rumune: Viti kur u shpik mjellma, roman, Bukuresht 1997 / E fshehta e ëmbël e marrëzisë, prozë + 22 vizatime, Bukuresht 1998 / Një fis i lavdishëm e që jep shpirt, epopeja e një harrese, Bukuresht 1998, 2013 / Hyu Epigon, monografi kushtuar jetës dhe veprës së Lasgush Poradecit, Timishoara 2000 / Dashuri me shikim të fundit, prozë dhe teatër, Bukuresht 2000 / Trilogjia, prozë e zgjedhur, Bukuresht 2002 / Shtetrrethim - roman i shkruar me shumë pak thonjëza, Bukuresht 2004, 2008 / Ish - roman me dashuri & konspiracion, Bukuresht 2005, 2010 / Empatikon ose Libri i jetës së parakohëshme, Bukuresht 2007 / Vend për një kukull të vetme – rrëfim për t’u filmuar / film për t’u rrëfyer, Bukuresht 2008 / Qielli në zarf – rrëfim për t’u filmuar / film për t’u rrëfyer, Bukuresht 2011 / Casting, ose Perdja nuk ndan më asgjë, teatër, Bukuresht 2012 / Një alfabet i poezisë shqipe, antologji, 101 poetë shqiptarë në gjuhën rumune, Bukuresht 2003 / Koha e zëvendësve, libër-intervistë kushtuar shpirtërimit shqiptar, Bukuresht 2003 / Hyrje në semiotikë, studime dhe ese, Konstanca 2005 / Shenjat dhe Kështjella, studime dhe ese, Bukuresht 2007 / Imagologjia dhe ndikimi i saj në mass-media, ligjërata universitare, Bukuresht 2012 / Comunicare in-humanum est, studime dhe ese, Bukuresht 2013 / My last Million – antologji / spektakël nga poezia ballkanike, Bukuresht 2014 / Outizëm dhe pagjumësi – studim mbi disa autorë të shqipes, Bukuresht 2014 / Epocalipsa - roman, Bukuresht, 2014 / Në vend të përjetësisë, teatër, 2016 / Një gramatikë e mërgimit në dy gjuhë “të huaja”, ese, 2016; Lloji / Gjinia – pjesë me një akt dhe me një vrasje, teatër, 2019 / Eksodi i suflerëve - stereodramë, Bukuresht 2022 / Shtyp-shkronja - monodramë, Bukuresht 2022
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Takimet e Kulturës 2015: https://www.youtube.com/watch?v=Vuj48mU7ZkY
- Nga shtypi: Fragmentarium
- References in English
- Intervistë në shqip: Fildish... - revista illz
- Interviu în limba română: Despre cărți și ani în Balcani
- Interviews in English: 1. About literature and bilingualism / 2. Parallel Literature
- Intervista in Italiano: Sofferenti di seconda linea
- Books - digital editions
- Cinema
- Rrëfilma: Tubim, A Bridge, Barlove, Librorum, Dearection, Line/s, A Facemap, Lost Masterpiece/se, Mirrors in progress
- English: http://www.romanianliteraturenow.com/authors/ardian-christian-kycyku/