Ardian Maçi
Ardian Maçi (1963, Tiranë) është profesor universitar në Departamentin e Agromjedisit dhe Ekologjisë, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe kryetar i grupit mësimor-shkencor për shkencat e tokës.[1] [2]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ardian Maçi ka mbaruar studimet universitare në Fakultetin e Bujqësisë dhe të Mjedisit për Agronomi të Përgjithshme në vitin 1983. Mes viteve 1983-1989 punon si kryeagronom në ekonominë Blinisht, Mirditë. Në vitin 1989 fillon studimet pasuniversitare në Universitetin Bujqësor të Tiranës në fushën e Shkencës së Tokës. Më 1992 emërohet profesor në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit në lëndën Të Ushqyerit e Bimëve. Financuar nga Projekti i GTZ nga 1995-1999 kryen studimet e doktoraturës në fushën e të ushqyerit të bimëve nën udhëheqjen e Prof. Dr. Dr.h.c.mult. Konrad Mengel, duke marrë gradën “Doktor i Shkencave Bujqësore” pranë Universitetit “Justus von Liebig”, Giessen, Gjermani. Nga viti 2002 deri në 2007 ka qenë Zv/Dekan për Shkencën dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Fakultetin e Bujqësisë e të Mjedisit. Nga viti 2008 deri në vitin 2016 është zgjedhur për dy mandate radhazi Dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit.
Prof. Dr. Ardian Maçi është aktualisht Kryetar i Degës së Shqipërisë të Institutit Ndërkombëtar “Alb-Shkenca”, Drejtor i Drejtorisë së Vlerësimit të Brendshëm dhe Sigurimit të Cilësisë në Rektoratin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Kryetar i Komitetit Shkencor pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), ekspert vlerësues pranë Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit për projektet shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Është drejtues i shumë projekteve shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare, autor i disa teksteve mësimore si dhe i një numri të madh të publikimeve, artikujve dhe kumtesave shkencore brenda dhe jashtë vendit.[3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ardian Maçi". Universiteti Bujqësor i Tiranës. Marrë më 2024-11-06.
- ^ https://www.researchgate.net/profile/Ardian-Maci
- ^ Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 66, ISBN 9789951518208