Arianit Sllamniku
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. |
Artikulli ka nevojë për më shumë referime për vërtetim. |
Arianit Sllamniku | |
|---|---|
| Lindi | 25 gusht 1978 (47 vjeç) |
| Arsimi | Universiteti i Prishtinës Kolegji ISPE |
Arianit Sllamniku (lindur më 25 gusht 1978) është një teorist konspirativ dhe politikan kosovar. Sllamniku filloi karrierën si politikan në 2009 krahas Partisë së Drejtësisë, duke cikluar nëpër parti të ndryshme si Aleanca Kosova e Re dhe Lëvizja për Integrim dhe Bashkim. Ai udhëhoqi Federatën e Peshkatarëve Sportiv të Kosovës për disa vite. Gjatë pandemisë COVID-19 në Kosovë, ai drejtoi një lëvizje kundër mandatit të maskave dhe masave mbrojtëse ndaj sëmundjes. Prej 2021 e tutje, Sllamniku ka qenë aktiv si konspiracionist, duke hedhur dyshim mbi ngjarje të ndryshme politike në Kosovë si vrasja e të burgosurit të UÇK-së, Faton Hajdarit. Në 2026, ai u arrestua pasi u gjet duke pretenduar që mund ta shëronte autizmin përmes substancave të shtrenjta, dhe që po ushtronte mjekësinë pa leje me trajtime të rrezikshme si dheu vullkanik.
Jeta e hershme dhe shkollimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arianit Sllamniku lindi më 25 gusht 1978 në Gjilan, Jugosllavi (tashmë Kosovë). Ai studioi Gjuhën dhe Letërsinë Gjermane në Universitetin e Prishtinës dhe diplomoi në 2003. Pas diplomimit ai u inkuadrua si student në Institutin për Studime Politike dhe Integrime Evropiane. Ai themeloi një shoqatë të peshkatarëve në Gjilan.[1]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktiviteti politik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sllamniku e ka pasur një karrierë të larmishme politike, dhe nuk ka qëndruar në një parti shumë gjatë.
Në 2009 ai ishte kryetari i degës së Partisë së Drejtësisë në Gjilan, si dhe kandidat për kryetar të komunës.[2] Ai la PD-në dhe në 2010 u caktua kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës në kuadër të Aleancës Kosova e Re.[1]
Disa vite më vonë ai kaloi në kuadër të Lëvizjes për Integrim dhe Bashkim, dhe u caktua si këshilltar në Asamblenë Komunale të Gjilanit. Sllamniku ka advokuar për një komitet ndërkufitar mes Gjilanit dhe komunave fqinje Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc, që përbëjnë kufijtë etnikë të Shqipërisë.[3]
Si kryetar i Federatës së peshkatarëve sportiv dhe rekreativ të Kosovës në nëntor të vitit 2012 organizoi garën e parë ndërkombëtare të peshkimit sportiv në Kosovë për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar nën moton “100 VJET SHTET"[4] të financuar nga qeveria e Republikës së Kosovës.
Në nëntor të vitit 2012 ishte anëtar i hartimit të Planit Nacional të Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane “Kosovo 2020” të inicuar nga presidentja Atifete Jahjaga.[5]
Në janar të vitit 2013 diplomoi në drejtimin e Studimeve të Integruara Evropiane pranë kolegjit ISPE në Prishtinë.[6]
Në nëntor të vitit 2014 filloi punën pranë zyrës së kryetarit të komunës z. Lutfi Haziri në Gjilan zi zyrtar për integrime evropiane.
Në qershor të vitit 2015 magjistroi pranë Institutit CIFE në Nicë të Francës dhe mori titullin ”Zyrtar në institucionet europiane dhe organizatat ndërkombëtare” (Senior officer in European and International Organizations).
Përfaqësimi i peshkimit sportiv
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Misioni për ndërkombëtarizimin e Federatës filloi me vizitat në rajon te Federatat[7] simotra për të marrur përkrahjen për çka edhe Federata e peshkatarëve sportiv dhe rekreativ e Kosovës në krye me z. Sllamniku u ftua zyrtarisht për herë të parë për të marrur pjesë në Kongresin botëror të organizuar nga Federata e peshkimit në ujërat e ëmbla (FIPSed) gjegjësisht Konfederata botërore e peshkimit sportiv (CIPS) në mars të vitit 2013 në Lisbonë të Portugalisë ku edhe u votua pranimi i Federatës së peshkatarëve sportive dhe rekreativ të Kosovës në FIPSed.[8]
Në vitin 2014 pasoi Kongresi botëror nga Konfederata botërore e peshkimit sportiv (CIPS) si institucioni më i lartë i peshkimit sportiv në botë i cili u mbajt në mars të vitit 2014 në San Marino.[9]
Aty u votua Federata e peshkatarëve sportiv dhe rekreativ e Kosovës për të konfirmuar përfundimisht çështjen e anëtarësimit që fuqishëm rezistohej nga Federata e Serbisë por që votimi pro anëtarësimit të Federatës së peshkatarëve sportiv dhe rekreativ të Kosovës nuk kishte kthim prapa dhe u realizuar përfundimisht.[10] Përkundër ndërkombëtarizimit, në muajin korrik të vitit 2014, për shkak të burokracive të ambasadave për mos pajisje të vizave udhëtuese, nuk u lejuan të udhëtojnë në kampionatin botëror për grupmosha të reja në Holandë gjë që kishte edhe prononcim zyrtar para ambasadës belge.[11]
Në maj të vitit 2015 dekoroi me çmimin Anëtare e Nderit e Federatës së peshkatarëve sportive dhe rekreativ të Republikës së Kosovës, Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Atifete Jahjaga.[12][13][14]
Teoritë konspirative
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Seksioni ka nevojë për zgjerim. (shkurt 2026) |
Në 2021, Sllamniku ka qenë pjesë e Iniciativës Joformale, ku përfaqësoi një grup kundërshtues ndaj mandatit të vaksinimit kundër pandemisë COVID-19 në Kosovë. Grupi ishte kundër vaksinimit të detyruar, dhe u pajtua që ishte "shkelje ligjore" dhe "antikushtetues". Sllamniku kishte vënë në dyshim gjendjen e vaksinimit të kryeministrit Albin Kurti, ndonëse kishte marrë tre dozat e vaksinës kundër COVID-19 që ishin në dispozicion deri në fund të 2021-ës.[15][16][17]
Pas vrasjes së ushtarit të burgosur të UÇK-së Faton Hajrizi në 2024, Sllamniku doli në emisionin Kosova Today të Klan Kosovës dhe në Komplot të RTV Dukagjinit për të kumtuar se Hajrizi ishte akoma i gjallë. Ai dyshoi raportimet e medieve serbe për trupin e tij të pajetë, duke konstatuar që veshi në fotografi të arratisjes së tij nuk përputheshin.[18][19]
Në mars 2025, Sllamniku botoi librin Plani i Madh – Deep State, të cilin e quajti "dekonspirativ, ngase në të ka citime shkencore".[20]
Arrestimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në janar 2026, Sllamniku u bë subjekt i raportimeve mediatike dhe hetimeve nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës për ofrimin e trajtimeve të paautorizuara mjekësore. Ai ka pretenduar publikisht se mund të "shërojë" autizmin, duke promovuar teori konspirative që bien ndesh me konsensusin mjekësor, si dhe duke u shprehur kundër vaksinimit dhe mjekësisë moderne.[21]
Metoda e tij, e cila u ofrohet prindërve kundrejt shumave të larta financiare (rreth 1500 euro), bazohet në përdorimin e substancave si "dheu vullkanik" dhe preparate për "pastrimin e parazitëve". Këto protokolle janë kritikuar ashpër nga ekspertët shëndetësorë dhe organizatat si KOMF, të cilët kanë theksuar rrezikun e përdorimit të produkteve të pastestuara (shpesh me bazë industriale ose veterinare) tek fëmijët, duke e cilësuar këtë si eksperimentim të rrezikshëm dhe mashtrim.
Më 20 janar 2026, ai u arrestua dhe Policia e Kosovës filloi hetime, duke ia konfiskuar pronat e tij.[22]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 "Koalicioni për Kosovë të Re, prezantoi kandidatët e rinj në moshë". Aleanca Kosova e Re. 7 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2016. Marrë më 12 tetor 2015.
- ↑ Halili, M. (11 gusht 2009). "Arianit Sllamniku, kandidat i PD-së për kryetar të Gjilanit". KosovaPress. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 20 janar 2026.
- ↑ Sadiku, Enver (28 qershor 2013). "Gjilani, promotor i bashkëpunimit trekufitar". Zeri.info. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 12 tetor 2015.
- ↑ https://www.facebook.com/arianitsllamnikuofficial/videos/472840899433907/
- ↑ Kosova në Rrugën e Saj Drejt Bashkimit Evropian: Një Analizë Mbështetëse për Strategjinë Kombëtare për Integrim Evropian (PDF) (Reportazh). 2020. fq. 108. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 20 janar 2026. Marrë më 20 janar 2026.
- ↑ https://www.youtube.com/watch?v=taXxPNs2Vys
- ↑ "9477 ditë më të mira për peshkatarinë kosovare". 2LONLINE. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 12 tetor 2015.
- ↑ https://www.youtube.com/watch?v=IHuiBW2CtHM
- ↑ https://www.youtube.com/watch?v=DBuY_RnxatE
- ↑ https://www.youtube.com/watch?v=a4LU4-opCBs
- ↑ https://www.youtube.com/watch?v=Kh5Oj-QGUKg
- ↑ "Presidentja Jahjaga, anëtare nderi e Federatës së Peshkatarëve". Koha.net. 18 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 12 tetor 2015.
- ↑ "Presidentja Jahjaga priti një delegacion të Federatës së Peshkatarëve sportivë". Zyra e Presidentit të Kosovës. 18 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2016.
- ↑ https://www.youtube.com/watch?v=s9X-gt-vjNY
- ↑ "Vendimi i qeverisë për vaksinim dërgohet në Gjykatën Kushtetuese". Epoka e Re. 13 shtator 2021. Marrë më 2026-01-20.
- ↑ Vranovci, Valmira (13 shtator 2021). "Dorëzohet në Kushtetuese shkresa kundër vaksinimit të detyrueshëm". Insajderi. Marrë më 20 janar 2026.
- ↑ "Qytetari vë në dyshime nëse Albin Kurti është vaksinuar kundër COVID-19". Epoka e Re. 3 janar 2022. Marrë më 20 janar 2026.
- ↑ "Sllamniku me teori të re: Veshi i trupit të vrarë nuk është i Faton Hajrizit". RADIO STAR 96.4. 29 korrik 2024. Marrë më 20 janar 2026.
- ↑ Rama, Arton (2024-07-21). "Sllamniku vazhdon të jetë i bindur: Faton Hajrizi është gjallë… durim". Llapi.info (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-01-20.
- ↑ "U promovua libri "Plani i madh – Deep State" i autorit Arianit Sllamniku". Kryelajmi. 17 mars 2025. Marrë më 1 shkurt 2026.
- ↑ Gazeta Kosova, "Po i garanton se po e shëron autizmin...", 18 Janar 2026.
- ↑ "Kontrollohen pronat e Arianit Sllamnikut, i konfiskohen armë e medikamente". Bota Sot. Marrë më 2026-01-20.
- Faqe me pikëpamje jo neutrale
- Vetitë CS1: Adresë e papërshtatshme
- Artikuj për zgjerim nga muaji shkurt 2026
- Artikuj me parametër të pavlefshëm date në stampë
- Artikuj për zgjerim
- Lindje 1978
- Njerëz që jetojnë
- Njerëz nga Gjilani
- Teoricienë të konspiracionit nga Kosova
- Politikanë kosovarë
- Politikanë të Partisë së Drejtësisë
- Politikanë të Lëvizjes për Bashkim dhe Integrim
- Politikanë të Aleancës Kosova e Re
- Biografi shqiptare
