Arif Bozaxhi
Arif Bozaxhi (Arif Bozaci) 1944) është shkrimtar dhe poet kosovar. U lind në Prishtinë dhe studioi gjuhë dhe letërsi turke në Universitetin e Prishtinës.
Nga viti 1973 deri më 1981 punoi në Prishtinë për gazetën në gjuhën turke Tan (Agimi), si dhe ishte kryeredaktor i revistës Çevren (Horizonti). Ai shkroi dhe botoi poezi për fëmijë dhe të rritur në gjuhën turke dhe shqipe.Vëllimi i tij më i njohur me vjersha është Ilkyaz Sürgünü (Pranverë e mërguar), Prishtinë 1982. Më 1993 emigroi në Gjermani dhe shumica prej shkrimeve të tij janë të përkthyera në gjuhën shqipe,gjermane,angleze dhe frënge.Është autor i 12 librave,është fitues i shumë cmimeve vendore dhe ndërkombëtare për letërsi,poezitë e tij janë të prezantuara në 20 antologji të gjuhëve të ndryshme botërore.Ndërsa, në vitin 1999 është prezantuar me poezi në antologjinë botërore në gjuhën angleze,në mesin e 250 poetëve botëror nga 68 shtete të ndryshme. Në vitin 2019 vepra “Këmbanat e Diellit” është botuar ne 5 gjuhë.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Robert Elsie, Fjalor Historik i Kosovës