Arresti kardiak
Arresti kardiak | |
---|---|
Duke administruar CPR gjatë një simulimi të arrestit kardiak. | |
Specialitet | Kardiologji, mjekësi e urgjencës |
Simptomat | humbje ndjenjash, frymëmarrje e çrregullt ose mungesë frymëmarrjeje[1][2] |
Fillimi | Të rriturit[3] |
Shkaktar(ë) | Sëmundje e arterieve koronare, defekt i lindur i zemrës, humbje e shumtë gjaku, mungesë oksigjeni, nivele shumë të ulëta të kaliumit, infarkt zemre[4] |
Metoda diagnoztifikuese | Mungesa e pulsit[1] |
Parandalimi | Mos pirja e duhanit, kryerja e aktivitetit fizik, ruajtja e një peshe normale, të ushqyerit e shëndetshëm[5] |
Trajtimi | Rianimim kardio-pulmonar (CPR), defibrilim[6] |
Prognoza | Shkalla e mbijetesës ~ 10% (jashtë spitalit) 25% (në spital)[7][8] |
Shpeshtësia | 13 në 10,000 individë çdo vit (jashtë spitalit në SHBA)[9] |
Vdekje | > 425,000 individë çdo vit (SHBA)[10] |
Arresti kardiak është humbja e papritur e rrjedhës së gjakut si rezultat i pamundësisë së zemrës për të pompuar në mënyrë të efektshme. [11] Shenjat përfshijnë humbje të vetëdijes dhe frymëmarrje të çrregullt ose mungesë frymëmarrjeje. [1][2] Përpara arrestit kardiak, disa individë mund të përjetojnë dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje ose të përziera. [2] Nëse nuk trajtohet brenda pak minutash, zakonisht çon në vdekje . [11]
Shkaku më i zakonshëm i arrestit kardiak është sëmundja e arterieve koronare. [4] Shkaqet më pak të zakonshme përfshijnë humbjen e shumtë të gjakut, mungesën e oksigjenit, nivelet shumë të ulëta të kaliumit, infarktin e zemrës dhe ushtrimet fizike intensive. [4] Po ashtu, një numër çrregullimesh të trashëguara mund ta rrisin këtë rrezik, përfshirë këtu sindromën e QT-së së gjatë. [4] Ritmi fillestar i zemrës është zakonisht fibrilacioni ventrikular. [4] Diagnoza konfirmohet nga mungesa e pulsit. [1] Ndërkohë që një arrest kardiak mund të shkaktohet nga ataku në zemër ose infarkti i zemrës, këto dy gjëra nuk janë të njëjta. [11]
Parandalimi përfshin mos pirjen e duhanit, kryerjen e aktivitetit fizik dhe ruajtjen e një peshe normale. [5] Trajtimi për arrestin kardiak përfshin rianimimin e menjëhershëm kardiopulmonar (CPR) dhe defibrilimin, nëse është i pranishëm një ritëm shumë i çrregullt. [6] Ndër individët që mbijetojnë, menaxhimi i synuar i temperaturës mund të përmirësojë rezultatet. [12] [13] Për të zvogëluar mundësinë e vdekjes nga përsëritja e arrestit kardiak, mund të vendoset një defibrilator kardiak i implantueshëm. [5]
Në Shtetet e Bashkuara ndodhin rreth 535,000 raste në vit. [9] Rreth 13 nga 10,000 individë (326,000 raste ose 61%) përjetojnë arrest kardiak jashtë mjedisit spitalor, ndërsa 209,000 raste (39%) ndodhin brenda spitalit. [9] Arresti kardiak bëhet më i zakonshëm me kalimin e moshës. [3] Prek meshkujt më shpesh sesa femrat. [3] Përqindja e atyre që i mbijetojnë arrestit jashtë mjedisit spitalor, pavarësisht trajtimit, është rreth 8%. [7] Shumë prej atyre që mbijetojnë kanë paaftësi të konsiderueshme. [7] Megjithatë, shumë programe televizive amerikane kanë portretizuar norma absurdshëm të larta mbijetese prej 67%. [7]
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d Field, John M. (2009). The Textbook of Emergency Cardiovascular Care and CPR (në anglisht). Lippincott Williams & Wilkins. fq. 11. ISBN 9780781788991. Arkivuar nga origjinali më 2017-09-05.
- ^ a b c "What Are the Signs and Symptoms of Sudden Cardiac Arrest?". NHLBI. qershor 22, 2016. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2016. Marrë më 16 gusht 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b c "Who Is at Risk for Sudden Cardiac Arrest?". NHLBI. qershor 22, 2016. Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2016. Marrë më 16 gusht 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b c d e "What Causes Sudden Cardiac Arrest?". NHLBI. qershor 22, 2016. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2016. Marrë më 16 gusht 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b c "How Can Death Due to Sudden Cardiac Arrest Be Prevented?". NHLBI. qershor 22, 2016. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2016. Marrë më 16 gusht 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b "How Is Sudden Cardiac Arrest Treated?". NHLBI. qershor 22, 2016. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2016. Marrë më 16 gusht 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b c d Adams, James G. (2012). Emergency Medicine: Clinical Essentials (Expert Consult – Online) (në anglisht). Elsevier Health Sciences. fq. 1771. ISBN 978-1455733941. Arkivuar nga origjinali më 2017-09-05.
- ^ Andersen, LW; Holmberg, MJ; Berg, KM; Donnino, MW; Granfeldt, A (26 mars 2019). "In-Hospital Cardiac Arrest: A Review". JAMA. 321 (12): 1200–1210. doi:10.1001/jama.2019.1696. PMC 6482460. PMID 30912843.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b c Kronick SL, Kurz MC, Lin S, Edelson DP, Berg RA, Billi JE, Cabanas JG, Cone DC, Diercks DB, Foster JJ, Meeks RA, Travers AH, Welsford M (nëntor 2015). "Part 4: Systems of Care and Continuous Quality Improvement: 2015 American Heart Association Guidelines Update for Cardiopulmonary Resuscitation and Emergency Cardiovascular Care". Circulation. 132 (18 Suppl 2): S397-413. doi:10.1161/cir.0000000000000258. PMID 26472992.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Meaney, PA; Bobrow, BJ; Mancini, ME; Christenson, J; de Caen, AR; Bhanji, F; Abella, BS; Kleinman, ME; Edelson, DP; Berg, RA; Aufderheide, TP; Menon, V; Leary, M; CPR Quality Summit Investigators, the American Heart Association Emergency Cardiovascular Care Committee, and the Council on Cardiopulmonary, Critical Care, Perioperative and, Resuscitation. (23 korrik 2013). "Cardiopulmonary resuscitation quality: [corrected] improving cardiac resuscitation outcomes both inside and outside the hospital: a consensus statement from the American Heart Association". Circulation. 128 (4): 417–35. doi:10.1161/CIR.0b013e31829d8654. PMID 23801105.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ a b c "What Is Sudden Cardiac Arrest?". NHLBI. qershor 22, 2016. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2016. Marrë më 16 gusht 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Schenone AL, Cohen A, Patarroyo G, Harper L, Wang X, Shishehbor MH, Menon V, Duggal A (nëntor 2016). "Therapeutic hypothermia after cardiac arrest: A systematic review/meta-analysis exploring the impact of expanded criteria and targeted temperature". Resuscitation. 108: 102–110. doi:10.1016/j.resuscitation.2016.07.238. PMID 27521472.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Arrich J, Holzer M, Havel C, Müllner M, Herkner H (shkurt 2016). "Hypothermia for neuroprotection in adults after cardiopulmonary resuscitation". The Cochrane Database of Systematic Reviews. 2: CD004128. doi:10.1002/14651858.CD004128.pub4. PMC 6516972. PMID 26878327.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)