Arsim Fehmiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arsim Fehmiu (3 qershor 1932, Sarajevë - 20 qershor 2023, Prishtinë) është mësimdhënës, trajner, punëtor sportiv dhe profesor universitar. [1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arsim Fehmiu lindi në Sarajevë. Shkollën fillore e nisi në Sarajevë, e vazhdoi në Shkodër dhe Prizren, ku e kreu klasën e pestë. Pas shkollës fillore vazhdoi mësimet në Gjimnazin real të Prizrenit. Në vitin 1947 i kreu katër klasë gjimnazi dhe semimaturën. Shkollën normale e kreu në Gjakovë më 1949. Pas normales, në vitin shkollor 1949/50 hospitoi shkollën e mesme të fizkulturës në Zemun. Institutin Shteteror te Fizkulturës, DIE-in, dhe Shkollen Federative të Trajnerëve, degën e futbollit, i kreu ne Beograd, magjistraturën në Shkup ndërsa disertacionin e doktoratës e kreu në Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit te Beogradit. Përveq punës si mësimdhënës, arsimtar, profesor i kulures fizike dhe trajner i futbollit në procesin arsimor, edukativ e pedagogjik, është marrë edhe përgatitjen dhe hartimin e planprogrameve të trajnimeve sportive. Eshtë hartues i projektit për botimin e teksteve mesimore nga lëmi i kultures fizike për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kosoves. Ka qenë dekan i Fakultetit te Kultures Fizike të Universitetit të Prishtinës. Si bashkëpunetor i Entit për Kërkime Ekonomike ishte udheheqës i projektit për zhvillimin e veprimtarive shoqërore të Kosovës për fushën e kulturës fizike. Pas pensionimit (1991) u riaktivizua si komisar i Federatës se Futbollit të Kosovës. Nga viti 2006 emërohet kryetar i Komisionit "Akademia Olimpike e Kosovës" në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës. Si pedagog dhe punëtor sportiv u nderua me një varg çmimesh dhe mirënjohjesh.[2] [3]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 430. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ https://www.koha.net/kulture/65139/arsim-fehmiut-i-ndahet-mirenjohje-per-veper-jetesore/
  3. ^ https://www.botasot.info/sporti/1820942/haxhimusa-nje-shekull-me-sportin-prof-arsim-fehmiu/